fbpx

Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin shtesë kundër terrorizmit

-

Maqedonia do të nënshkruaj protokollin shtesë për luftëtarë të huaj terroristë në suaza të Konventës për parandalimin e terrorizmit e miratuar më 16 maj të vitit 2005 në Varshavë, kumtuan nga MPJ.

“Republika e Maqedonisë ka interes për nënshkrimin e protokollit për faktin se si shtet i OKB-së ka obligim të sigurojë mbrojtje demokratike nga terrorizmi ndërkombëtar. Maqedonia ka rregulluar legjislacionin e brendshëm me dispozitat nga protokolli duke miratuar ndryshimet në Kodin Penal që inkriminalizojnë përfshirjen në luftërat e huaja, polici, paraushtarake ose formacione parapolicore, si dhe organizimin dhe financimin e këtyre veprave dhe janë shkruar dënime përkatëse me burg” thonë nga MPJ, duke shtuar se Maqedonia do ta nënshkruaj  protokolin pas finalizimit të procedurës së paraparë.

Akti shtesë ka për qëllim përballje me “terroristët e huaj, por edhe të mundësojë ndjekje penale të personave që përgatitin akte terroriste, mbajnë trajnime ose ikin në vende të huaja dhe luftojnë në radhët e organizatave terroriste”. Me anë të protokollit parashihen edhe masa për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e rrjeteve për këmbim të  të dhënave të lidhura me terrorizmin.

Protokolli më 22 tetor të këtij viti në Riga ishte hapur për nënshkrim të përfaqësuesve nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës. Deri më tash, të njëjtën e kanë nënshkruar, Belgjika, Bosnje dhe Hercegovina, Britania e Madhe, Gjermania, Estonia, Islanda, Italia, Letonija, Luksemburgu, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Turqia, Franca, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.