Kambovski: Trup të fuqishëm të ekspertëve për revidim të ligjeve për gjyqësorin

-

Formim të një trupi të ekspertëve që në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë do të bëjnë revidimin e më shumë ligjeve nga fusha e gjyqësorit, propozoi kryetari i ASHAM, Vlado Kambovski në debatin e sotëm shkencor kushtuar pavarësisë së gjyqësorit. Kambovski vlerëson se çështja e pavarësisë së gjyqësorit nuk është çështje e opsioneve politike, por e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Çfarëdo zgjidhje të del nga bisedimet politike që nuk është në këtë linjë, shkenca çdoherë do ta kritikoj si të papranuar” tha Kambovski.

Kryetari i ASHAM-it theksoi rëndësinë e raportit të grupit të ekspertëve të BE-së, në krye me Rajnhard Pribe.

“Nga njëra anë është pushteti gjyqësor që është në duart e gjykatave dhe në krye qëndron Gjykata supreme ndërsa nga ana tjetër gjendet Këshilli ndihmës gjyqësor. Këshilli gjyqësor nuk është kulmi i pushtetit gjyqësor, por është trup i pavarur që e garanton pushtetin gjyqësor me hierarkinë e këtillë të vendosur” theksoi kryetari i ASHAM.

Ambasadorja gjermane Kristin Alt’hauzer e cila ishte pjesë e debatit, tha se emërimi i prokurores speciale publike tregon se gjërat nuk janë siç duhet të jenë.

“Fakti që është emëruar prokuror special për t’u marrë me rastet që në shtetet tjera merret prokuroria e rëndomtë, tregon se nuk ka pavarësi të mjaftueshme në gjyqësor”.

 

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Mbyllja e 155 domaineve ruse në Shqipëri dhe rruga e gjatë e luftës së dezinformimit rus

Regjistrimi i një domeni .ru, sipas ekspertit të IT-së, Kadri Manaj, është i hapur për të gjithë, pa dallim shtetësie apo kufizime specifike Më 15 tetor të këtij viti, Kryetari i Autoritetit...

Historia e gjatë e narrativave kundër BE-së të Viktor Orbanit

Nga Barbara Halla Në fund të tetorit, presidenti i Hungarisë Viktor Orban dha disa fjalime ku i mëshoi retorikave të forta kundër Bashkimit Evropian duke shpërndarë deklarata të rreme. Fjalimet e Orbanit...