fbpx

Ministrja Remenski e ngriti padinë e parë penale kundër Dime Spasov

-

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Tashevska Remenski deri te Prokuroria themelore publike- Shkup, sot e ngriti padinë e parë penale kundër ish ministrit të punës dhe politikës sociale Dime Spasov dhe një zyrtare të punësuar në ministri.

Padia penale përfshinë arsyetimin dhe dëshmitë për dyshimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve dhe punën e pandërgjegjshme në shërbimin për Dime Spsov dhe zyrtarit shtetëror në ministrinë e punës dhe politikës sociale, Suzana Anova.

Ashtu si sqaruan nga MPPS, në kundërshtim me nenin 181 nga Ligji për mbrojtje sociale, Spasov si ministër ka besuar autorizimin personit, Suzana Anova e cila nuk ka të drejt ligjore të vendos në procedurë administrative, në emër të ministër për t`i nënshkruar të gjitha aktet nga mbrojtja sociale.
“Në veprimet kundërligjore të përcjelljes së autorizimeve është vendosur për të drejtat nga mbrojtja sociale e qytetarëve.
Më shumë vendime me ankesë për ndërprerjen e të drejtës së ndihmës sociale janë sjell nga personi i paautorizuar, ndërsa tek numri më i madh i lëndëve nuk është vendosur sipas afatit të përcaktuar ligjor.
Spasov si ministër i atëhershëm ka qenë i obliguar për t`i respektuar rregullat nga Ligji për mbrojtje sociale dhe nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative në raport me obligimin e zgjidhjes në bazë të ankesave në afatin e caktuar ligjor prej 60 ditëve, në të cilën duhej që të sigurohej ligjësia në kryerjen e rregullave në procedurën administrative, pa u krijuar kushte ku do të pamundësohej vendosja ligjore pas ankesave nga personi që nuk ka të drejt të vendos pas ankesave në shkallën e dytë në procedurën administrative”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.