Jankulloska: “MPB nuk bën transmetim të drejtpërdrejtë të procedurave që i zhvillon”

“Ne nuk bën bëjmë transmetim të drejtpërdrejtë të procedurave që i zhvillojmë. Atëherë kur do të kemi diçka me të cilën do t’i drejtohemi opinionit, do ta bëjmë këtë në mënyrë transparente”- kjo ishte përgjigja e ministres së brendshme, Gordana Jankulloska në pyetjen e “Meta-s” deri kur është kallëzimi penal për dhënien e sekretit shtetërorë, që MPB njoftoi se do ta ngrit kundër liderit opozitar, Zoran Zaev.

Zaev në një konferencë shtypi ku publikon “bombat” akuzoi drejtorin e Drejtorisë për sigurim dhe kundërzbulim (DSK), Sasho Mijalkov, se ka marrë provizion prej mbi 1 milion euro për pajisjen e përgjimit nga Izraeli.

Në pyetjen e gazetarëve, lidhur me “bombën” e fundit që opozita publikoi këtë fundjavë, ku sipas opozitës, Jankulloska me fjalë ofenduese dhe fyese flet për disa zyrtar të pushtetit, ministrja thotë se publikimi i “materialet të sajuara, montuara dhe të marra ilegalisht” është pasqyrim i “frikës dhe shqetësimit të Zaevit nga veprat kriminele me të cilat ngarkohet”.

“Në mungesë të propozime dhe ideve konkrete, Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij si mënyrë të vetme të paraqiten para qytetarëve, vendosën të publikojnë materiale të sajuara, montuara dhe të marra ilegalisht dhe me çdo paraqitje të tyre të radhës në opinion, është e qartë frika dhe shqetësimit tek lideri opozitar, Zoran Zaev, sepse me siguri po vetëdijesohet për seriozitetin e veprave penale me të cilat ngarkohet. Me të gjithë kolegët edhe në pushtetin ekzekutiv edhe në atë ligjvënës kemi raporte korrekte dhe profesionale”, tha Jankulloska.

Në pyetjen nëse MPB ka njohuri për thyerjen e shtabeve opozitare, ministrja tha se MPB për të gjithë incidentet për të cilat ka siguruar dëshmi dhe kanë pasur tregues të caktuar dhe për të cilat ato janë konfirmuar dhe kanë ekzistuar dëshmi materiale, kanë ngritur kallëzime përkatëse penale dhe kundërvajtëse.

“Pasi nuk përmendi ngjarje konkrete, nuk mund t’iu përgjigjem në detaje”, shtoi ministrja.