Zhernovski dorëzoi padi penale kundër Gruevskit

-

Kryetari i komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernovski para pak çastesh përpara godinës së Qeverisë e porositi kryeministrin Nikolla Gruevski se i ngre padi penale për nxitjen e ngjarjeve që ndodhën më 7 qershor të vitit 2013 para objekteve të komunës Qendër, kur një masë e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe ithtarë të kësaj partie tentuan me forcë të hyjnë në hapësirat e komunës Qendër që ta ndërprejnë seancën e Këshillit.
“Siç edhe tregova, unë sjam qyqar si ti prandaj erdha personalisht. Ja, erdha para vetë zyrës tënde që të tregoj se po ngre padi penale kundër teje për nxitje të ngjarjeve para komunës Qendër. Për atë që e bëre ndoshta nuk do të përgjigjesh para këtyre gjykatave, por në një të ardhme sigurisht do të përgjigjesh”, deklaroi Zhernovski sot para Qeverisë.
Ai i bëri me dije kryeministrit se më mirë do të ishte që ai të merrte pjesë në seancën e Këshillit të komunës dhe personalisht ta realizonte qëllimin.
“Mendoj se më mirë do të ishte që në vend se të dërgosh dikë të më godasë me shuplakë, të vije ti në seancën e Këshillit të komunës Qendër dhe personalisht të më goditje sa ke dëshiruar”, tha Zhernovski në konferencën për mediat para qeverisë.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...