fbpx

Përmbaruesit nuk do të bllokojnë xhiro-llogari pa paralajmërim

-

Me ligjin e ri për përmbarim, i cili është në procedurë kuvendore, përmbaruesit nuk do t’ua bllokojnë xhiro llogaritë qytetarëve pa i paralajmëruar. Me këtë akt propozohet përmbaruesi, domosdoshmërisht, para se të bllokojë xhiro llogarinë me shkrim ta njoftojë borxhliun dhe të kërkojë nga ai që në afat prej tre ditëve ta paguaj borxhin, raporton Portalb.

Njëkohësisht, borxhliu duhet ta njoftojë përmbaruesin se a është i punësuar apo jo, cila është pozita e tij pronësore dhe niveli i të hyrave nga paga dhe gjërat tjera shtesë. Nëse borxhliu nuk përgjigjet në paralajmërim, atëherë do t’i bllokohet xhiro llogaria.

Me ligjin e ri, gjithashtu, sillet edhe pagesa jashtëgjyqësore për rrymë, ujë, nxemje, telefon, operator kabllovik. Do të thotë që me procedurën e re do t’u iket harxhimeve, që për llogaritë komunale tani i bëjnë avokatët, noterët, ose gjykatësit.

Ligji është në procedur kuvendore dhe pritet të votohet në fillim të vitit 2016.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.