fbpx

“Meta” – retrospektivë: Qeveritë ndryshohen, ndërsa “Giseke” shtyp formularë dhe afera parazgjedhore

-

Kompania gjermane “Giseke dhe Devrient” e cila ka kontratë për përpunimin e dokumenteve personale për Maqedoni , (pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferi), pas dhjet vite përsëri është në vëmendjen e mediumeve dhe konfrontimeve mes qeverisë dhe opozitës.

Në vitin 2005, para zgjedhjeve, ai e fitoi tenderin për dokumentet e reja personale, ndërsa ministria e punëve të brendshme ishte akuzuar që në mënyrë jo transparente e ka zgjedhur këtë kompani “ ka luajtur edhe provizioni”. Komisioni i qeverisë për ankesa për furnizime publike, kryetar i së cilës ishte deputeti  aktual i dhe zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov, ka  vërtetuar se asgjë nuk ka qenë e dyshimtë., VMRO DPMNE, megjithatë, si opozitë , tenderin e qeverisë së LSDM. E ka cilësuar si skandaloz, pot jo vetëm që nuk bëri asgjë për ta ndriçuar këtë rast, por e ka vazhduar bashkëpunimin me këtë kompani gjermane të dyshimtë.

Tani, përsëri para zgjedhjeve në skenë u shfaq “Giseke”, kur ministër për Punë të brendshme i LSDM, Oliver Spasovksi, javën e kaluar në një konferencë për shtyp tha se gjatë regjistrimit të formularëve të dokumenteve personale në depot e MPB, kanë gjetur 70.000 kopje të formularëve të patentë shoferësh, me numër serik si të formularëve të regjistruar në muajin Shkurt të vitit 2014.

Partia në pozitë VMRO DPMNE, pas konferencës për shtyp, disa herë i bëri  thirrje ministrit Spasovski  të përgjigjet përpara “opinionit vendor dhe ndërkombëtar”, pse kompania gjermane ka shtypur dy herë patentë shoferi me të njëjtin numër serik.

“Opinion pret përgjigje nga Spasovski a ka kërkuar ndihmë nga Interpoli për të bërë një hetim ndërkombëtarë kundër kompanisë gjermane dhe për ndriçimin e motiveve për krimin lidhur me formularët e patentë shoferëve maqedonase”. Nëse Spasovski këmbëngul në qëndrimin se ka zbuluar krimin, VMRO DPMNE e paralajmëron që të tërhiqet nga qëllimi për formimin e komisionit i cili do t’i asgjësoj formularët e dyfishtë. Ajo është asgjësimi i provave materiale pa urdhrin e organeve më të larta në rast kur akoma nuk ka kallëzim penal. Ajo është e paligjshme”,  reaguan nga VMRO DPMNE këtë të hënë.

Nga “Giseke e Devrient” për 24Vesti kanë deklaruar se formularët e dërguar në MBP , me numra të dyfishtë serik janë përpunuar gabimisht.

“Për  shkake të  mosmarrëveshje së brendshme nga ana jonë,  dokumentet me sekuenca numerike një vit më herët janë dorëzuar në muajin dhjetorë. Ata ishin bosh, gjegjësisht  ende nuk ishin të personalizuara. Duke parasysh që sistemi për deponimin dhe personalizimin në Verodos. E vendosur në faqen e klientit, përmban masa të larta sigurie, gabimi është identifikuar menjëherë pas arritjes të dokumenteve bosh në Shkup. Hapi i ardhshëm  do me thënë personalizmi, ishte penguar nga masat e sigurisë të sistemit. Pasi kjo u zbulua, MVR e Maqedonisë, menjëherë na ka lajmëruar. U arrite marrëveshja se Ministria do t’i asgjësoj kontingjentin në vend ngjarje”, thanë nga kompania gjermane.

Mosmarrëveshjet mes VMRO DPMNE  rreth “Giseke dhe Devient” në pozicione të kundërta të pozitës dhe opozitës , i mbushën me informacione mediumet edhe në vitin 2005, kur kompania gjermane fitoi tenderin për përpunimin e dokumenteve personale të Maqedonisë.

Asokohe sipas shkrimeve të mediave,  ishin në pikëpyetje kushtet dhe transparenca në të cilët “Giseke dhe Dervient” e kanë fituar tenderin në MPB, në krye të së cilës në atë kohë ishte Lubomir Mihajllovski Xhango. Pas fitimit të tenderit , me vlerë 23,4 milion euro,  vendimi menjëherë është apeluar nga një pjesë e pjesëmarrësve me oferta, mes të cilave edhe “Sharll Obertur” franceze, kompanisë italiane “Instituto Poligrafiko”, kompanisë austriake e “Simens” dhe “Kanadian banknot kompani”. Kompanitë kërkuan shqyrtim në dokumentacionin e tenderit, kundërthënie u paraqitën edhe rreth teknologjisë e cila ishte ofruar nga kompania gjerman, ngase ekspertët pohonin se është ajo është e vjetërsuar dhe se shtetet Evropiane dalë nga dalë po e nxjerrin nga përdorimi.

Në mediat mund të hasen edhe spekulime se zgjedhja e “Giseke e Devient” ka qenë punë e kryer që më parë nga pozita e atëhershme, LSDM dhe gjermanet si kompensim i borxhit për përkrahjen që Social demokratët ja kanë dhënë LSDM në zgjedhjet e vitit 2002.

Pyetje deri tek qeveria, se si është realizuar tenderi, u përfol edhe atëherë nga opozita VMRO DPMN, e cila në vitin 2005 përgatitej fuqishëm për zgjedhjet e vitit 2006.

Pse në letërnjoftimet nuk do të zë vend  vendi i lindjes, vetëm data e lindjes dhe pse në to nuk është e paraparë regjistrimi i të dhënave biometrike- pyetnin nga partia, duke akuzuar se MPB atëhershme në mënyrë jo transparente dhe pa arsye e ka zgjedhur teknologjinë e pasaportës polikarbonate.

Rasti ka arritur deri te Komisioni qeveritarë për  ankesa për furnizime publike,  kryetarë i së cilës atëherë ishte deputeti aktual dhe zëdhënës i LSDM, Petre Shilegov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.