Me lëndën “Shënjestra”, të akuzuarit në lëndën “Puçi” do të bëhen dëshmitarë ndërsa dëshmitarët të akuzuar

-

Çfarë do të ndodh me aktakuzën për rastin “Puçi” pas publikimit të lëndës së re të PSP-së? A do të tërhiqet, a do të zgjerohet me të akuzuar tjerë apo në gjykatë në vend të atyre që tanimë janë të akuzuar do të thirren të akuzuarit në aksionin “Shënjestra”? Kjo do të dihet pasi zyrtarisht të filloj procesi gjyqësor. Tani për tani me siguri duhet se lënda “Shënjestra” do të ketë implikime edhe në lëndën “Puçi”.

Këtë e përmendi edhe prokurorja Fatime Fetai, e cila prezantoi lëndën “Shënjestra” ndërsa e përsëriti kolegia e saj Lençe Ristoska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. As Fetai e as Ristoska nuk deshën të përgjigje “në ç’drejtim do të shkojnë këto implikime”.

Në rastin “Puçi” për momentin të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij Sonja Verushevska, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, Gjorgji Lazarevski zyrtar në MPB dhe Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës. Ata ngarkohen për spiunim, përgjim të paautorizuar dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të lartë të shtetit.

Për rastin tanimë i dënuar është ish inxhinieri i DSK-së, Zvonko Kostovski i cili pranoi veprën dhe arriti marrëveshje me Prokurorinë.

Dëshmitari i vetëm në këtë rast është kreu aktual i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski.

 

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...