fbpx

Lëndët rreth parregullsive zgjedhore, të parat në listën e ekipit të Janevës

-

Lëndët e para për të cilat Prokuroria speciale publike konfirmoi se janë nën kompetencën e tyre dhe për të cilat do të fillohet procedurë para- hetimore janë lidhur me parregullsitë zgjedhore, njoftoi në konferencë shtypi zëdhënësja e Katica Janevës, prokurorja Lençe Ristovska.

Siç njoftoi Ristovska, periudhën e kaluar krahas shqyrtimit janë bërë edhe analiza për të dhënat statistikore për lëndët e Prokurorisë publike si dhe analiza të materialeve të publikuara nga ndjekja joligjore e komunikimeve.

Nga prokuroritë themelore publike nga Manastiri dhe Shkupi janë dorëzuar lëndët që janë kërkuar, në mesin e të cilave edhe rasti “Puçi”.

Lënda e Prokurorisë publike themelore Kumanovë edhe më tej nuk është dorëzuar deri në Prokurorinë speciale, por Ristovska shtoi se nuk janë në dijeni se kur prokuroria në Kumanovë e ka pranuar kërkesën e tyre sepse bëhet fjalë për dërgesë me postë dhe se ende nuk ka kaluar afati për të vepruar me të.

Në pyetjen e gazetarëve se cilët persona do të përfshihen në lëndët për parregullsitë zgjedhore, Ristovska tha se për momentin për ta kjo nuk është aq e rëndësishme, por fakti se po veprojnë lidhur me këto lëndë.

Për lëndët që prokuroria publike do t’ia dorëzoj Katica Janevës, prokurorja Ristovska tha se këto ditë ato do të analizohen dhe se prokuroria speciale në afat prej 8 ditëve do të përgjigje nëse ato janë nën kompetencën e tyre dhe se si do të veprohet me to.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.