Prokuroria ia dorëzoi lëndët Katica Janevës

-

Me dy makina, Prokuroria publike sot pasdite rreth orës 15 në Ministrinë e drejtësisë solli materialin për lëndët që i kërkoi prokurorja publike, Katica Janeva.

Dokumentet dhe provat të paketuar me rreth 20 kuti, Prokuroria publike i dorëzoi në ditën e fundit të afatit të paraparë me ligj.

Lëndët janë kundër ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov për mitmarrje, kundër kryeministrit Nikolla Gruevski, ish ministrat e brendshëm dhe transport dhe lidhje, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski për falsifikim të dokumenteve, rastin “Puçi”, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim kundër V.T dhe S.B nga Manastiri dhe kundër personit të panjohur nga Kumanova për përgjim të paautorizuar.

Nga prokuroria sot njoftuan se përveç lëndëve të kërkuara, prokurores publike i kanë dorëzuar lëndë tjera, gjithsej 31 që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

Prokurorja speciale Janeva sot në orën 17 e 30 caktoi konferencën shtypi për gazetarët.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...