fbpx

Alarm i rrejshëm në stacion hekurudhor të Parisit

-

Stacioni lindor hekurudhor në Paris është mbyllur dhe evakuuar pasi tek binarët është vërejtur pako e dyshimtë, lajmërojnë mediumet franceze, duke shtuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.

Një nëpunës i paemëruar policor njofton se stacioni është mbyllur si masë parandaluese dhe evakuuar në orën tetë të mëngjesit, por pas një ore trafiku është normalizuar.

Stacioni lindor hekurudhor në Paris është një prej stacioneve më të rëndësishme në Paris, që lidh kryeqytetin me qytetet tjera dhe pjesët lindore të vendit.

Ndërkaq, autoritetet franceze mbrëmë arrestuan 12 persona në qytetin e Parisit ndërsa arrestimet lidhen me sulmet para një jave.

Vijon bastisja në Monruzh ku Amedi Kulibali javën e kaluar vrau një police në Grinji, ku Kulibali është rritur si dhe në Flori- Merozis dhe në lagjen Elpine në Senë, në pjesë veriore të Parisit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.