Banorët e “Lagjes së trimave” evakuohen,  ndërkaq aksioni policor akoma vazhdon. Në lagje herë pas here dëgjohen të shtëna. Lagja është e bllokuar dhe qasje ka vetëm policia dhe Ndihma e shpejtë .

Nuk ka informacione zyrtare për numrin e saktë të personave të lënduar  dhe viktimave, edhe pse në kumtesë ambasada e ShBA-së “shprehu ngushëllimet për viktimat”

Jo zyrtarisht thuhet se ka 20 të lënduar, prej të cilëve në gjendje më të rëndë, pjesëtarë të forcave të sigurisë që janë hospitalizuar në Klinikën e Shkupit, dhe është ndaluar hyrja për mediat, të lënduarit barten me helikopter dhe ambulanca.

Policë të armatosur ruajnë hyrjet e klinikave të kirurgjisë.

Ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov, disa herë ka vizituar të plagosurit.

Nga spitali i Kumanovës tani për tani ka konfirmim për vetëm 4 të plagosur, prej të cilëve 3 janë dërguar në spitalin e Shkupit, kurse njëri është hospitalizuar në spitalin e Kumanovës.

.