fbpx

“Unë jam Kezharovski”: Gazetarët u solidarizuan me kolegun e tyre

-

Me parulla “Unë jam Kezharovski”, të shkruara në gjuhën franceze, si analogji e manifestimit të solidaritetit pas masakrës në “Charlie Hebdo”, gazetarët maqedonas dhe shoqatat gazetareske sot para Gjykatës së apelit shprehën revoltin e tyre kundër aktgjykimit me të cilin gazetari Tomislav Kezharovski dënohet me dy vjet burg për rastin “Likuidimi”.

Gazetarët u solidarizuan me kolegun e tyre dhe paralajmëruan hapa të mëtutjeshëm për mbrojtjen e Kezharovskit, i cili, siç tu theksua, është i pafajshëm dhe i dënuar pa të drejtë.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli Nismëtar për lirimin e Kezharovskit për të martën në orën 12 paralajmëruan protestë para gjykatës.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, sot theksoi se me vendim të padrejtë, Gjykata e apelit në vend që të ndajë drejtësi, vendosi të bëj kalkulime politike.

-Në vend që gjatë zgjidhjes së lëndës të mbaj llogari për drejtësinë e një gazetari të pafajshëm, i cili nuk ka bërë asgjë të keqe, por se zbuloi keqpërdorimin e punës në institucionet publike, gjykata vendosi të shpëtojë fytyrën e atyre që bënë vlerësim të gabuar para dy viteve. Vendimi ka për qëllim të tregojë se gjykata po tregon mëshirë ndaj Kezharovskit me atë që ia ul dënimin. Kalkulime të tilla nuk pranojnë sepse edhe një ditë dënim me burg është dënim i madh, që shkakton dëm të madh ndaj lirisë së shprehjes dhe ndaj lirisë së mediumeve. Gjykata e apelit dëshiron të në bind se shteti asnjëherë nuk gabon dhe me këtë dëshiron të na dekurajoj si gazetarë për ta kryer funksionin elementar në një shoqëri demokratike, që në mënyrë kritike ta observojmë punën e institucioneve publike- deklaroi Selmani.

Ai theksoi se nëse në këtë rast qëllimi i pushtetit ka qenë t’i frikësoj gazetarët, nuk e ka arritur qëllimin.

-Ne nuk jemi frikësuar dhe si asnjëherë më parë jemi të bashkuar dhe solidar me kolegun tonë Kezharovski. Për ne lirimi i Kezharovskit është i pakusht, kjo është edhe liri e jonë- tha kryetari i SHGM-së.

Tamara Çausidis nga Sindikata e gazetarëve, në një kontekst të ngjashëm theksoi se Kezharovski është dënuar sepse opinionit ka dashur t’i tregoj për keqpërdorimin që është bërë nga pozita e forcës me falsifikimin e deklaratave të një dëshmitarët të rrejshëm të mbrojtur.

-Ky aktgjykim është vrasje e gazetarisë maqedonase dhe nuk do të pajtohemi me kurrfarë kalkulime se, gjoja, dënimi nuk është i lartë. Kezharovski është i pafajshëm i dënuar. Është gjykuar gazetari maqedonase- tha Çausidis.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.