Ndihmës-piloti e rrëzoi qëllimisht avionin

-

Ndihmës-kapiteni i avionit të “Germanwings”, një 28-vjeçar gjerman, u mbyll brenda në kabinën e pilotimit me synimin për të shkatërruar avionin, ndërsa komandanti përpiqej më kot të rrëzonte derën për të shmangur katastrofën.

Është ky versioni shokues që ofron kutia e parë e zezë e avionit tip “Airbus”, që u rrëzua në Alpet franceze. Versioni është publikuar nga prokurori që po heton tragjedinë, Brice Robin, në Marsejë.

Sipas versionit, në fillim dy pilotët po bisedonin, më pas komandanti ka dalë nga kabina, por në kthim e ka gjetur derën të mbyllur dhe është përpjekur ta hapë.

150 pasagjerët që ndodheshin në bord e kanë kuptuar vetëm në momentin e fundit atë që po ndodhte dhe kanë nisur të klithin. Ata ishin viktima të një drame që hap pas hapi po gjen shpjegim.

“Andreas Lubitz, 28 vjeç, me origjinë nga Montabaur, ishte me shtetësi gjermane dhe nuk është sinjalizuar kurrë si një terrorist i mundshëm”, ka deklaruar prokurori Robin.

I pyetur se cilës prejardhje etnike i përkiste, hetuesi nuk ka qenë në gjendje të përgjigjej, por ka përjashtuar për momentin pistën e terrorizmit.

“Avioni ishte në funksion përmes pilotit automatik. Komandanti i tha ndihmësit të tij: ‘Po të lë drejtimin’ dhe më pas shkoi në tualet. Më pas, ndihmësi bllokoi aksesin në kabinë dhe, sipas të dhënave të rekuperuara nga kutia e zezë, ishte gjallë në momentin e impaktit. Për rrjedhojë, mbeti i vetëm në kabinë dhe aktivizoi butonët e zbritjes së avionit”, ka thënë prokurori.

Sipas të dhënave të kompanisë “Lufthansa”, 28-vjeçari kishte nisur punën në këtë grup në shtator 2013 dhe kishte bërë që prej atëherë 630 orë fluturim.

Ndërsa kapiteni kishte mbi 6 mijë orë fluturim dhe ishte piloti i parë i Germanwings që nga maji 2014. Më parë, përveçse për “Lufthansa” kishte punuar edhe për kompaninë “Condor”.

Pas publikimit të fakteve hija e vetëvrasjes por edhe ajo e një atentati kanë filluar të mbulojnë motivet e tragjedisë. Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, hetimi mbi sigurinë ajrore mund të kthehet shumë shpejt në një hetim kriminal.

“Hipoteza e atentatit apo ajo e vetëvrasjes së pilotit që mbeti i vetëm në kabinën e pilotazhit mund të marrin më shumë peshë në orët në vazhdim”, shkruan gazeta.

Ndërsa e përditshmja tjetër “Le Monde” pretendon për një tjetër pistë kur shkruan në edicionin e saj online se, ishte komandanti i bordit që ndodhej në kabinë dhe bashkëpunëtori i tij jashtë

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...