fbpx

“Bombë” e re e Zaevit: Ja si Gruevski ka kurdisur tendere dhe ka shkelur ligje

-

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, publikoi bombën e 14-të me rradhë.

“Dëshirat megalomane të Gruevskit do të dalin në pah”, thotë Zaev.

Si ai ka vjedhur milionë euro nga paratë popullore duke ndërhyrë në procedurat tenderiale.

Dëgjohet biseda mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Vlatko Çingovskit të REK Manastir ku Gruevski flet me shifra dhe me iniciale për të bërë ndërhyrje në një tender.

Gruevski në bisedat e prezantuara sot flet me ministrin e transportit Mile Janakievski për ndërhyrje në tenderin e hekurudhës.

Sipas tij këto biseda të përgjuara hapin para opinionit një nga skandalet më korruptive që njeh vendi dhe rajoni.

Në këtë bisedë mes kryeministrit Gruevski dhe ministrit të Transportit Mile Janakievski përmenden kompani nga vendet G (Gjermani), Ç (Çeki), G-poshtë (Greqi) dhe A (Shqipëri).

“Mile, këto katër kompani janë domethënë kompanitë. Një nga G, një nga Ç, një nga G poshtë dhe një nga A”, dëgjohet zëri për të cilin Zaev tha se është i Gruevskit.

Sipas Zaevit, pa tender, pa vendim Parlamenti, kryeministri Gruevski është marrë vesh për projekt financiar me vlerë miliona euro për autostradën Miladinovci- Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

Në bisedën me Janakievskin, Gruevski kërkon qe fasadat e EVN dhe City Gallery të shndërrohen në barok përmes rrugëve jo-ligjore.

Gruevski insiston që Janakievski të aprovojë një “mendim” nga ministria e tij dhe për këtë nuk do të mbajnë përgjegjësi ligjore sepse “është mendim” dhe për këtë nuk përgjigjet ndaj autoriteteve.

Ai kërkon nga ministri që “t’ia punojnë” një të punësuare në komunën Qendër që nëse hapet procedurë ligjore të jetë ajo fajtore e jo Janakievski.

Në bisedë mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe atij të financave Zoran Stavreski dëgjohet ku ky i fundit ankohet për presion nga Gruevski se e çon të nënshkruajë diçka të dyshimtë.

Gruevski urdhëron kush do ti merr tenderët për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip.

Gruevski i thotë Janakievskit që 5 përqind që i kërkojnë ti marrin nga tenderi me firmën kineze “është shumë dhe e teprojmë”.

Gruevski pranon që shumë kërkojnë dhe se ka frikë mos del ndonjë problem me dy tenderët e autostradave.

Gruevski planifikon me Janakievskin si të fitojnë edhe këtë tender me dredhitë e herës së kaluar.

“Pas kësaj që mirën vesh Gruevski me Janakievskin në mënyrë më të paligjshme për dy tenderët, ata iniciojnë ligjin i cili u miratua në Kuvend.” tha Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.