fbpx

Kush do të paguaj lavatriçet dhe tharëset për internatet, VMRO- DPMNE apo Qeveria?

-

Ish kryeministri Nikola Gruevski sot në cilësinë e kryetarit të VMRO- DPMNE-së para Unionit të të rinjve të partisë porositi se VMRO- DPMNE-ja do të bëjë  shumë më shumë për të rinjt.

Ndër projektet e tjera, Gruevski premtoi se partia të rinjve deri në moshën 27 vjeç fundjave do t’iu sigurojë transport hekurudhor falas dhe se do të furnizojë lavatriçe dhe tharëse për të gjitha internatet e studentëve.

– VMRO-DPMNE në drejtim të plotësimit të nevojave të studentëve, të vendosur në internatet e studentëve në Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht rritje të standardit studentor, duke ndjekur përvojat e fundit pozitive të zbatuara në internatet studentore, në më shumë shtete evropiane vendosi t’i pajis  me lavatriçe të reja dhe tharëse në të gjitha 10 internatet studentore që ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë-  tha Gruevski.

Nuk është e qartë se këtë Gruevski këtë e premtoi si ish kryeministër, zëdhënës i qeverisë ose si lider i VMRO- DPMNE-së.

Në fjalimin e Gruevskit reagojnë dhe nga opozitarja LSDM prej ku thotë se ai nuk mund të pajtohet me faktin se nuk është më kryeministër.

“Nikola Gruevski  nuk mund të pajtohet me faktin se nuk është kryeministër dhe se shumë shkurt do të jetë vetëm kryetar i VMRO- DPMNE-së. Premtimet hipokrite dhe boshe të Nikola Gruevskit në emër të VMRO- DPMNE-së edhe njëherë tregojnë se nuk ka kapacitet që të kufizojë ç’është shteti e ç’është partia. Ai është po ai Nikola Gruevski i cili për 10 vite nuk arriti të ndërtojë asnjë internat. Siç e pranoj vetë 10 vite kërkoi lokacion. Është vonë për Nikola Gruevskin, askush nuk i beson, e aq më pak studentët”, reagojnë nga LSDM.

Në pyetjen se si kryerat i partisë premton se ç’do të bëjë Qeveria dhe çfarë projekte do të realizojë, Ivo Kotevski, drejtor i Qendrës për Komunikime të VMRO- DPMNE-së, thotë se projektet e paralajmëruara janë pjesë e programit të tyre.

– Të njëjtit njerëz që janë në Qeveri janë pjesë e VMRO- DPMNE-së. Mesa e di unë shumicën akoma e ka VMRO- DPMNE. Këto janë projekte për të cilët është biseduar dhe diskutuar – tha Kotevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.