fbpx

Banori i Sarajit u “prish” punë ministrave të BDI-së

-

Banor i Komunës së Sarajit, sot akuzoi ministrat dhe funksionarët e partisë së Ali Ahmeti, BDI, se kanë kërkuar ryshfet madje 5.000 euro për punësim në institucionet shtetërore, transmeton televizioni “Shenja”.

Reagimi i banorit të Sarajit ka ndodhur gjatë vizitës së sotme të ministrave të BD-së, atij të arsimit Abdulaqim Ademi, të ekonomisë Bekim Neziri dhe deputetit dhe shefit të kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi në Saraj që të promovojnë ndërtimin e përmendores në sheshin e Sarajit.

Mirëpo, problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune anashkaluan në plan të dytë promovimin.

-Kjo kushton 70.000 euro, nuk e dijë as kush e paguan, ndërsa fëmijët tanë nuk kanë as fletore, për të shkuar në shkollë, as rrugë. Ja tani do ta shohim, në fshatin tonë, katër fshatra kalojnë aty, kalojnë nëpër baltë të thellë, shkojnë në shkollë. Nëpër shkollat tona nuk as fletore as asgjë, të gjitha vetë i paguajmë, këtë e din edhe kryetari i Komunës. 15 kërkesa i kemi. Tani para vitit të ri gjithandej kishte punësimi, asnjë nuk u punësua këtu, qoftë në “Ujësjellësin”, qoftë në “Higjiena Komunale”. Tani do të shkojmë, të jeni prezent dhe ta shihni se çfarë ka bërë kreu i Komunës. Po, po, po kërkojnë. Jo vetëm mua, 170 persona, asnjë i punësuar. Këtu shihet qartë. Në secilin konkurs që është hapur në Komunën  time, kemi konkurruar. Një nga familja ime nga 2002 deri më sot, asnjë nuk është punësuar, asnjë. 3000 euro, 5000 euro, 2000 euro, secilit i kanë marrë. Nuk jam vetëm unë, ja edhe zotëriu le t’ju tregojë. Nuk zgjedhin këtu kush çfarë, vetëm shikojnë interesin e vet. 70.000 euro kushton kjo. Një familje 11 anëtarë, nuk kanë bukë për të ngrënë, nuk kanë çati mbi kokë. Pyesni kryetarin e Komunës ose ministrin, kur së fundi kanë qenë në Gërçec? Asnjëherë!”, tha Ali Jusufi nga fshati Gërçec.

Në filmimet e televizionit duket sesi sigurimi i ministrave dhe funksionarëve të BDI-së përpiqen me forcë personin ta qojnë në veturë, që ta ndalojnë të flas për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Sarajit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.