fbpx

Greqia ka frikë se Maqedonia krejtësisht do ta mbyll kufirin për refugjatët 

-

Rritet numri i refugjatëve në Idomeni, kurse kufiri mbetet i mbyllur.

Në Greqi mbretëron frika se  vendimi për mbylljen e kufirit të Maqedonisë për refugjatët ndoshta është më shumë se e përkohshme.

Edhe pse zyrtarisht shpjegon se kufiri është i mbyllur me kërkesë të Sllovenisë, për shkak të defektit të hekurudhës, pas paralajmërimeve gjermane dhe austriake se bisedohet për uljen e numrit të refugjatëve të cilët do të pranohen në Bashkimin Evropian Greqia është e shqetësuar se ndoshta i gjithë rasti paraprakisht ka pasur skenar për mbyllje të kufijve.

“Kufiri është mbyllur që të martën, edhe pse masa e paralajmëruar për mbyllje të përkohshme, shenjat nga Ballkani dhe Austria tregojnë vetëm në një drejtim”, shkruan “Katimerini”, duke aluduar në mundësinë që kufijtë mos hapen, ose të hapen vetëm me kontroll të fuqishëm dhe kushte të rrepta për lëshimin e refugjatëve.

Numri i refugjatëve që mbërrijnë në kufij vazhdimisht rritet. Sipas informacioneve të Agjencisë Greke të Lajmeve “ANA”, aktualisht  rreth 800 refugjatë presin të hyjnë në Maqedoni.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.