fbpx

KSHZ: Kemi kontroll të plotë ndaj shtypjes së materialit zgjedhor

-

Dezinformatat dhe spekulimet që përhapen nëpër media lidhur me materialin e besueshëm zgjedhor për gjoja 80.000 fletë test për votim, KSHZ i demanton të njëjtat plotësisht, thuhet në reagimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Reagimi i këtillë vjen pasi “Meta” sot publikoi se shtypshkronja “Kiro Dandaro” e cila zyrtarisht bën shtypjen e fletëve të votimit për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, të shtunën pasdite ka shtypur 80.000 fletë më tepër.

“KSHZ ka kontroll të plotë ndaj procesit zgjedhor e në veçanti ndaj shtypjes së materialit zgjedhor. Komisioni Zgjedhor njofton se certifikatat nga lista zgjedhove janë shtypur, kontrolluar, verifikuar dhe firmosur nga të gjithë anëtarët e KSHZ-së. Gjithashtu, janë shtypur fletë votimit dhe paketohen për dorëzim deri tek komisionet kompetente zgjedhore në ditët në vijim” thuhet në njoftim.

Anëtarja e KSHZ-së, Violeta Duma nga radhët e LSDM-së, për “Meta” paraprakisht tha se KSHZ bën kontrolle të rregullta në shtypshkronjën “Kiro Dandaro”, por megjithatë kujtoi se “bombat” kanë treguar se “edhe kur mendonim se çdo gjë është si duhet, nuk doli ashtu”.

“KSHZ kryen kontrolle të rregullta në “Kiro Dandaro”. Procesi vëzhgohet përmes video- kamerës. Procesi po zhvillohet siç duhet dhe nën masa të rreptë të sigurisë. Nuk ka shtypje provë apo jo- provë. Fletët shtypen me numër të caktuar. Për herë të parë po dëgjoj për shtypje të këtillë. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte tmerr. Por, bombat na treguan se edhe kur kemi menduar se çdo gjë është siç duhet, në fakt nuk ka qenë” thotë Duma.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.