fbpx

Dimitriev- Çiçakovski: Janë krijuar kushte për zgjedhje korrekte, demokratike dhe të besueshme

-

Kryeministri teknik për organizimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev sot është takuar me anëtarët e KSHZ-së, në të cilin morën pjesën edhe anëtarë të Qeverisë.

Kryetari i Komisionit, Aleksandar Çiçakovski ka njoftuar se çdo gjë është gati për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se të gjitha aktivitetet e nevojshme janë realizuar në përputhje me dinamikën e paraparë.

“Duke informuar se lista zgjedhore është firmosur dhe kontrolluar nga njësitë rajonale të KSHZ-së, theksoi se për momentin kryhet paketimi dhe kontrollimi i materialit të shtypur zgjedhor dhe realizohen aktivitetet tjera të KSHZ-së që janë në drejtim të organizimit të ditës së zgjedhjeve” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në takim është konstatuar se janë krijuar të gjitha kushtet për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të besueshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.