fbpx

Kryqëzimi përfundoi, kontrolli në terren dhe lista- sfidë e re për KSHZ-në

-

Përfundoi kryqëzimi i të dhënave në listën zgjedhore ndërsa nesër në seancën e KSHZ-së duhet të prezantohen të dhënat e sektorit IT dhe të votohet raporti, informon jo- zyrtarisht nga KSHZ për “Meta”. Pasi raporti të votohet duhet të konfirmohet metodologjia sipas të cilët do të kryhet kontrolli në terren.

“Duhet të shihet sa emra kontestues dalin nga lista e kryqëzuar e të dhënave. Më pas duhet të vendoset sa ekipe do të formohen, ekipeve t’u bëhet trajnim madje të filloj kontrollimi. Ekziston mundësia gjatë kontrollit në terren të hasim në raste të ndryshme, për shembull nëse dikush nuk dëshiron të hap derën”- thonë nga KSHZ.

Tani për tani nga KSHZ nuk duan të zbardhin se sa votues kontestues kanë dalë nga lista zgjedhore, që duhet të përmbyllet më 17 prill.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.