fbpx

Kriza ktheu debatet televizive

-

Pas ndërprerjes disavjeçarë, televizionet sërish i kthyen debatet për temat aktuale ditore. Kohën e fundit, emisionet e debatit thuajse u zhdukën nga ekranet edhe si formë edhe si esencë.

Tani shikuesit kanë zgjedhje të madhe. Në televizionin “24 vesti” janë emisionet “Uin-uin” dhe “24 Analiza”. Në televizionin Telma çdo ditë emetohet emisioni “Top Tema”. Në televizionin Alsat –M mund të ndjekim “Rruga drejt” dhe 360 shkallë ndërsa në Nota TV prej sot transmetohet “Nova Debata”.

Pranverën e kaluar, gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, debatet dhe televizionet që emetonin numëroheshin në gishta. Tani, për ngjarjet më të reja, duke filluar nga protestat e studentëve, “bombat” e Zaevit, aksionin “Puçi” dhe rastin me vdekjen e Tamarës së vogël, redaktorët e disa televizioneve organizojnë emisione debati me profesor universitar, politikan, gazetar dhe ekspertë.

Para gjashtë muajve në televizionin “Telma” filloi të emetohet emisioni debativ “Top Tema”, çdo ditë pune prej orës 20.15 me Sanja Vasiq, Aleksandar Çomovski, Snezhana Lupevska dhe Bobi Hristov. Emisioni i djeshëm i “Top Tema” ishte i dedikuar ish presidentit Boris Trajkovski, në kuadër të 11 vjetorit të vdekjes së tij.

-E miratuam emisionin “Top Tema” sepse ndjemë se ka nevojë për emision të tillë. Përvoja e parë është e shkëlqyeshme. Është e shkëlqyeshme dhe kemi shikueshmëri të madhe. Ky është tani për tani emisioni më i  shikuar. Jemi pozitivisht të befasuar nga jehona e bashkëfolësve. Edhe pse të gjithë na bindnin se nuk ka bashkëfolës, u tregua se edhe ata edhe shikuesit kanë nevojë për debat- tha për mediumin tonë Sanja Vasiq, redaktor përgjegjës në Telma.

Në televizionin 24 Vesti emetohen emisionet “Uin-uin” i Olivera Trajkovskës dhe “24 Analiza”. Mbrëmë në “Uin-uin” mysafir ishin kryetari i SHGM-së, Naser Selmani dhe gazetari Branko Geroski, që debatuan për “bombën” e katërt të Zaevit lidhur me përgjimet e gazetarëve.  Ditë më herët në emisionin “24Analiza” për përgjimin dhe intervenimin në shërbimet e sigurisë debatuan profesorët universitarë Vladimir Pivovarov dhe Zllatko Keskoski.

Në televizionin Alsat M transmetohen dy emisione debative që trajtojnë tema aktuale ditore. Emisioni “Rruga drejt” e udhëheq kryeredaktori i televizionit, Muhamed Zeqiri ndërsa emetohet çdo të enjte prej orës 21.45. Në emisionin e djeshëm debatuan dy nga gazetaret  e përgjuara, Jadranka Kostova dhe Olivera Trajkovska.

Emisioni 360 shkallë që e udhëheq gazetari Vasko Popetrevski dhe emetohet çdo të hëne, mërkure dhe premte në orën 22.30 ndërsa zgjat gjysmë ore ku, të shpeshtën dy bashkëfolësit, ofrojnë qasje analitike për tema aktuale dhe relevante.

Portali Nova TV prej sot fillon emisionin “Nova Debata”, ku pyetje, përveç gazetarët, do të mund të parashtrojnë edhe përdoruesit e Facebook-ut dhe Twitter-it.

-“Nova Debata” është ueb strim dhe video projekt i “Nova TV” me të cilin shfrytëzojmë mundësitë e interneti që të sigurojmë debat publik më cilësorë mes opinionit në vend. Qëllimi ynë është çështjet shoqërore dhe politike t’i shtrojmë në debat publik dhe të mundësojmë qytetarët të diskutojnë. Do të sigurojmë mysafir aktual, bashkëfolës dhe folës të cilët do t’i ballafaqojmë me argumentime, dyshime dhe pyetje të parashtruara nga moderatorët dhe gazetarët tanë, por edhe të përdoruesve të Twitter-it dhe Facebook-ut dhe publiku tjetër i internetit”- thotë Biljana Sekulovska, menaxher i përgjithshëm i Nova TV.

Në edicionin e parë të “Nova Debata” do të merr pjesë Zoran Zaev dhe do të mund të ndiqet drejtpërdrejtë përmes strimit në internet faqen e portalit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.