fbpx

“Reporterët pa kufij”:Përgjegjësit për përgjimin e gazetarëve të dalin para drejtësisë

-

Reporterët pa Kufij ashpër  dënojnë përgjimin joligjor të gazetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe kërkojnë masa urgjente për kthimin e të drejtës dhe sundimin e drejtësisë. Sipas liderit të opozitës, Zoran Zaev, qeveria maqedonase në mënyrë joligjore ka përgjuar rreth 100 gazetarë me qëllim të forcimit të kontrollit mbi mediat.

“Ky operacion i përgjimit masovik të gazetarëve paraqet një sulm masiv mbi lirinë e mediave dhe e sjellë në dyshim sundimin e së drejtës në përgjithësi”, thotë Kristian Mir, Drejtor Ekzekutiv i Reporterëve pa Kufij Gjermani. “Nëse aspiratat e Qeverisë për kandidat për anëtarësim në BE vlejnë ndonjë gjë, përgjegjësit e këtij sulmi masiv mbi të drejtat themelore të gazetarëve maqedonas dhe të të gjithë qytetarëve duhet të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë, pa zvarritje”.

Gjatë konferencës për shtyp të mërkurën e kaluar, 25 shkurt, lideri i opozitës Zoran Zaev, prezantoi gjashtë audio incizime, për ta treguar nivelin e ndikimit të Qeverisë mbi mediat. Sipas tij, me përgjimin kanë qenë të përfshirë edhe redaktorët e mediave pro-qeveritare, gazetarët kritik, si dhe ish-redaktori i javores “Fokus”, Nikola Mladenov (http://www.balkaninsight.com/en/article/opposition-journalists-

Praktikat e këtilla janë kundër Kushtetutës kombëtare dhe i shkelin standardet dhe legjislaturën ndërkombëtare, me të cilat është obliguar Maqedonia. Përveç shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të gazetarëve, ata, gjithashtu, i vënë nën pikëpyetje parimet themelore të lirisë së mediave, mbrojtjen e burimeve të gazetarëve dhe të drejtat themelore të qytetarëve të Maqedonisë në përgjithësi.

Këto akuza të Zaevit janë të katërtat me radhë nga fillimi i shkurtit, në të cilat zbulohet një skandal masiv, në të cilin thuhet se janë përgjuar më shumë se 20.000 veta në këtë vend të vogël me rreth dy milionë banorë. Sipas liderit të opozitës, kur policia e akuzoi për përpjekje për rrëzimin e qeverisë, ky operacion është me urdhër dhe nën komandën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kushëririt të tij Sasho Mijallkov, shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Kryeministri u përgjigj me akuza se Zaevi është përdorur nga shërbimet e huaja të zbulimit, të cilat qëndrojnë prapa përgjimit. Ai refuzoi ta tregojë emrin e shërbimit të zbulimit, por pohon se përgjigjen e kësaj pyetje e dinë shërbimet maqedonase (http://www.reuters.com/article/2015/02/25/us-macedonia-wiretapping-idUSKBN0LT25120150225). Megjithatë, Gruevski nuk e mohoi vërtetësinë e incizimit.

Vitet e kaluara, liritë e mediave shënuan një rënie dramatike në Maqedoni, e cila, sipas renditjes së Reporterëve pa Kufij, shënon rënie nga vendi i 34 në vitin 2009 në vendin e 117 në indeksin e këtij viti (http://index.rsf.org/#!/index-details/MKD). Raporti i Bashkimit Evropian për përparimin e Maqedonisë si kandidat për anëtarësi, i publikuar në tetor vitin e kaluar, e kritikon gjendjen me mediat në vend, duke e përfshirë keqpërdorimin e ligjit për fyerje dhe faktin se institucionet shtetërore pothuajse nuk publikojnë reklama në mediat e pavarura.

 

Reporterët pa Kufij ashpër  dënojnë përgjimin joligjor të gazetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe kërkojnë masa urgjente për kthimin e të drejtës dhe sundimin e drejtësisë. Sipas liderit të opozitës, Zoran Zaev, qeveria maqedonase në mënyrë joligjore ka përgjuar rreth 100 gazetarë me qëllim të forcimit të kontrollit mbi mediat.

“Ky operacion i përgjimit masovik të gazetarëve paraqet një sulm masiv mbi lirinë e mediave dhe e sjellë në dyshim sundimin e së drejtës në përgjithësi”, thotë Kristian Mir, Drejtor Ekzekutiv i Reporterëve pa Kufij Gjermani. “Nëse aspiratat e Qeverisë për kandidat për anëtarësim në BE vlejnë ndonjë gjë, përgjegjësit e këtij sulmi masiv mbi të drejtat themelore të gazetarëve maqedonas dhe të të gjithë qytetarëve duhet të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë, pa zvarritje”.

Gjatë konferencës për shtyp të mërkurën e kaluar, 25 shkurt, lideri i opozitës Zoran Zaev, prezantoi gjashtë audio incizime, për ta treguar nivelin e ndikimit të Qeverisë mbi mediat. Sipas tij, me përgjimin kanë qenë të përfshirë edhe redaktorët e mediave pro-qeveritare, gazetarët kritik, si dhe ish-redaktori i javores Fokus, Nikolla Mladenov (http://www.balkaninsight.com/en/article/opposition-journalists-

Praktikat e këtilla janë kundër Kushtetutës kombëtare dhe i shkelin standardet dhe legjislaturën ndërkombëtare, me të cilat është obliguar Maqedonia. Përveç shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të gazetarëve, ata, gjithashtu, i vënë nën pikëpyetje parimet themelore të lirisë së mediave, mbrojtjen e burimeve të gazetarëve dhe të drejtat themelore të qytetarëve të Maqedonisë në përgjithësi.

Këto akuza të Zaevit janë të katërtat me radhë nga fillimi i shkurtit, në të cilat zbulohet një skandal masiv, në të cilin thuhet se janë përgjuar më shumë se 20.000 veta në këtë vend të vogël me rreth dy milionë banorë. Sipas liderit të opozitës, kur policia e akuzoi për përpjekje për rrëzimin e qeverisë, ky operacion është me urdhër dhe nën komandën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kushëririt të tij Sasho Mijallkov, shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Kryeministri u përgjigj me akuza se Zaevi është përdorur nga shërbimet e huaja të zbulimit, të cilat qëndrojnë prapa përgjimit. Ai refuzoi ta tregojë emrin e shërbimit të zbulimit, por pohon se përgjigjen e kësaj pyetje e dinë shërbimet maqedonase (http://www.reuters.com/article/2015/02/25/us-macedonia-wiretapping-idUSKBN0LT25120150225). Megjithatë, Gruevski nuk e mohoi vërtetësinë e incizimit.

Vitet e kaluara, liritë e mediave shënuan një rënie dramatike në Maqedoni, e cila, sipas renditjes së Reporterëve pa Kufij, shënon rënie nga vendi i 34 në vitin 2009 në vendin e 117 në indeksin e këtij viti (http://index.rsf.org/#!/index-details/MKD). Raporti i Bashkimit Evropian për përparimin e Maqedonisë si kandidat për anëtarësi, i publikuar në tetor vitin e kaluar, e kritikon gjendjen me mediat në vend, duke e përfshirë keqpërdorimin e ligjit për fyerje dhe faktin se institucionet shtetërore pothuajse nuk publikojnë reklama në mediat e pavarura.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.