fbpx

AShAM nuk dëshiron të jetë gjykatës, për aferën e përgjimit pret zgjidhje juridike

-

Në një shtet juridik, ndërsa i tillë duhet të jetë edhe shteti ynë, e vërteta për faktet duhet të paraqitet vetëm në procedurë gjyqësore. Çdo e vërtetë tjetër është relative. Të vërtetën në mediat, të vërtetën e pohimeve individuale duhet ta pranojmë me rezerva. Do të thotë, procedura gjyqësore është ajo e cila siguron, përmes një kontradikte, theksimin e të gjitha fakteve për të arritur deri te e vërteta juridike. Ajo gjithashtu është relative por shumë më pak relative se një pikëpamjet e njëanshme mbi faktet të cilat kalojnë përmes një procedure të tillë. Këtë të premten e theksoi kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Vlado Kambovski, i cili tha se Prokuroria Publike duhet ta mbajë tërë situatën kur ekzistojnë baza apo dyshime bazë se janë bërë vepra penale “përgjim joligjor”. Duhet ne të gjithë bashkërisht, shtoi Kambovski, të ndikojmë që Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera gjyqësore ta ndërmarrin punën në duart e tyre. “Në këtë mënyrë do të tregojmë se, megjithatë, Maqedonia është shtet ligjor, se ekzistojnë institucione. Ne vlerësojmë se ata duhet ta mbarojnë punën e tyre, ata le të mendojnë në se janë apo nuk janë të instrumentalizuar. Ky është obligimi i tyre kushtetues. Çdo kush duhet ta respektojë”, theksoi Kambovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas përfundimit të Kuvendit vjetor të ASHAM-it. Kush mundet tjetër t’i ndërmarrë kompetencat e Prokurorisë Publike, pyeti Kambovski dhe shtoi “thjeshtë duhet ta kryejë punën”. “Ka situata ku nuk ka alternativa. Nuk mund të suspendohet Prokuroria publike, nuk mund të suspendohet gjykata. Nëse nuk kemi Prokurori publike, Gjykata, kjo do të thotë vetë në duart e saj ta ndërmarrë drejtësinë, ndërsa një gjë e tillë për një shoqëri është situata më e keqe që mund të ndodh. Do të thotë, këtë le ta kuptojnë si apel personal, jo si kryetar i ASHAM-it, por si njeri i cili tërë jetën është marrë me të drejtën penale dhe gjyqësinë”, tha Kambovski. Ai vlerëson se nevojitet aktivitet i Prokurorisë publike dhe të gjykatave në të gjitha këto situata

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.