fbpx

Kozias: Në këtë periudhë nuk flasim për emrin

-

Kontesti i emrit nuk është temë bisede për momentin për shkak të krizës së brendshme në Maqedoni- deklaroi ministri i jashtëm grek, Nikos Kozias para takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki.

Dy ministrat u takuan në margjinat e takimit rajonal për krizën e refugjatë që dje dhe sot mbahet në Selanik.

“Për momentin nuk flasim për këtë çështje. Vendi fqinj gjendet në krizë të thellë të brendshme, që duhet të merret parasysh që të kihet perspektivë se si të zgjidhjet çështjet më serioze” nënvizoi Kozias.

Dy ministrat u fokusuan në çështjet dypalëshe, përmirësimin e bashkëpunimit, krizën e refugjatëve që është problem i përbashkët si dhe vazhdimin e dialogut për masat e ndërtimit të besimit.

“Kishim dy raunde bisedime rreth masave për ndërtimin e besimit. Petrov Mavroidis, drejtori politik i Ministrisë së jashtme do të jetë më 25 prill në Shkup, për raundin e tretë të bisedimeve për ndërtimin e besimit. Tanimë jemi marrë vesh për 11 masa dhe shtohen edhe disa tjerë. Krahas kësaj, kemi biseduar rreth vlerësimit të gjendjeve në rajon” theksoi Kozias.

Dy ministrat, krahas takimit të sotëm dypalësh, dje në darkën e punës kishin edhe takim dhe bisedim joformal.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.