Takimi i liderëve në Vjenë nuk do të vendos marrëveshje të re, por të siguroj zbatim të Marrëveshjes ekzistuese të Përzhinës- deklaroi sot zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.
“Qëllimi kryesor I takimit do të jetë që të diskutohet rreth mënyrave për zgjidhje të krizës dhe që të sigurohemi në atë se liderët do të vazhdojnë me zbatimin e pikave të marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave urgjente prioritare si dhe të dëshmohet se vendi do të kthehet në integrimet euro-atlantike- theksoi Kocijançiq.
Zëdhënësja tha se tanimë janë dërguar ftesa në emër të komisarin Han dhe treshes evropiane. Në pyetjen pse takimi mbahet në Vjenë e jo në Bruksel apo Shkup, Kocijançiq shkurt pyeti: “E pse jo në Vjenë”?
Takimi i liderëve ndodh pas krizës më të re politike, pasi presidenti Ivanov vendosi t’i fal politikanët të cilët kanë kryer vepra penale në të kaluarën si dhe vendimit të KSHZ-së që të shpall zgjedhje, pa pajtueshmërinë e kryetarit Çiçakovski dhe anëtarët e LSDM-së.