“Procesi i rregullt mësimor për maturantët përfundon më 20 maj dhe ky ndryshim afatesh për maturën shtetërore paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të nxënësve, të cilëve në mënyrë drastike u shkurtohet koha e përgatitjes për këtë provim… Suksesi i maturës shtetërore mund të jetë faktor vendimtar për atë nëse nxënësi do të regjistrohet ose jo në fakultet, si dhe nëse participimi do të jetë 200 ose 400 euro me kundërvlerë në denarë, fakt që nuk duhet të shpërfillet”- thuhet në reagimin nga zyra e Obdusmanit.
Prej atje i bëjnë thirrje Ministri të arsimit menjëherë të tërheq këtë vendim sepse nuk është në përputhje me Ligjin për arsim të mesëm as me aktet nënligjore që nga afër e konfirmojnë këtë materie ndërsa është në kundërshtim edhe me Konventën për të drejtën e fëmijës sipas të cilës, çdoherë në rend të parë është interesi i fëmijës.
Avokati i popullit vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk duhet të ndikoj në arsimin e nxënësve e as të jetë arsye për ndryshimin e afateve për maturën shtetërore.