Jankulloska nuk e arreston Zaevin sepse ashtu qenka vlerësimi

-

Çdo rast është rast në vete dhe është i veçantë sipas veçorive dhe ne bëjmë vlerësime dhe analiza lidhur me gjendjen konkrete- deklaroi sot ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, si përgjigje për pyetjen gazetareske pse MPB nuk e arreston liderin opozitar, Zoran Zaev, edhe pse kundër tij janë ngritur dy padi penale, prej të cilave një mbrëmë për mitmarrje.

Në pyetjen a do të nxirren më shumë detaje për padinë penale që dje MPB ngriti ndaj liderit të opozitës, Zoran Zaev, Jankulloska u përgjigj se bëhet fjalë për rast të korrupsionit klasik.

-Vepra tek ne ishte lëndë përpunimi më gjatë kohë, duke pasur parasysh se i dëmtuari në fund të vitit 2013 ka denoncuar veprën në tek prokurori kompetent, e më pas, me urdhër të prokurorit, janë ndërmarrë aktivitete pune për sigurimin e dëshmive, dokumentim dhe finalizim të kësaj lënde- tha Jankulloska.

Lidhur me kërkesat e opozitës që të jep dorëheqje, ministrja tha se opozita çdoherë ka të drejtë legjitime të kërkoj dorëheqje nga Qeveria dhe funksionarë të caktuar, mirëpo procedura për të kërkuar dorëheqje është institucionale dhe shkon përmes Kuvendit.

-Opozita, më saktë lideri i opozitës ballafaqohet me dyshime serioze për kryerjen e veprave të rënda penale dhe kryen aktivitete që janë në kundërshtim me dispozitat ligjore në Maqedoni, me ndihmën e materialeve të krijuar që janë fituar në mënyrë joligjore dhe tenton të krijoj përshtypje në opinion, që nuk përputhet me realitetin. Në fakt, në karrierën time politike, LSDM, por edhe parti tjera politike, disa herë kanë iniciuar procedurë të tillë dhe përmes një procedure demokratike institucionet kompetente janë prononcuar në lidhje me kërkesën e tyre. Mendoj se çdoherë kur flasim për përgjegjësi, duhet të ndiqet rruga institucionet për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve- tha Jankulloska.

Në pyetjen e një gazetari lidhur me padinë penale ndaj Zaevit, që u ngrit mbrëmë, dhe për ekzistimin e dëshmive në lidhje me padinë, si dhe në lidhje me komentin e liderit opozitar se bëhet fjalë edhe për një montim dhe për futjen e tij në një skandal tjetër, Jankulloska theksoi se përgjigjja në këtë drejtim është dashur ta japin institucionet tjera.

-Ne, si institucion, jemi të obliguar provat t’i dorëzojmë tek organet hetuese dhe, sikur në çdo rast tjetër, kjo do të bëhet gjegjësisht tanimë është bërë. Ato janë dorëzuar në suazat e padisë penale. Opinioni vetëm duhet të ketë durim dhe ta pret epilogun institucional për këtë dhe çdo procedurë tjetër për të cilën ka interes. Por, institucionet tjera duhet ta japin përgjigjen për këtë çështje- tha Jankulloska.

Ajo gjithashtu deklaroi se nuk do t’i komentoj të gjitha deklaratat e Zaevit në veçanti se ato ndryshojnë prej ditës në ditë dhe varen nga disponimi i tij dhe nga synimi të cilin e ka vlerësuar se duhet ta arrijë.

-Vet përmendja e personave me emër, përmendja e familjeve të tyre në mitingun e partisë së vet, nuk mund të interpretohet assesi ndryshme përveç si kërcënim i drejtpërdrejtë për persona që u përmendën me emër- theksoi ministrja e brendshme.

Në pyetjen rreth besueshmërisë së regjistrimeve, përgjigjet e Jankulloskës ishin se nuk komenton “materiale të krijuara dhe të fituara në mënyrë joligjore dhe që publikohen në mënyrë joligjore”.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...