fbpx

Gruevski-Stoltenberg: Urimet për reformat, shqetësim për situatën politike

-

Maqedonia  është partner i rëndësishëm i NATO-s dhe e përkrahim në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jane Stoltenberg, në konferencën për shtyp pas takimit të kryeministrit Nikola Gruvski.

– Ju faleminderit për punën tuaj në Afganistan. Integrimi i NATO-s  kërkon reforma të vështira dhe  udhëheqësi të guximshme. Për vendin tuaj kemi fjalë shumë miradije, për reformat në të cilat mund të shohim edhe  sfida. Me shqetësim përcjellim zhvillimet në vendin tuaj dhe insistojmë në lirinë e të shprehurit dhe funksionimin  institucioneve demokratike. Ftojmë të gjitha forcat politike të angazhohen në reformat ekonomike të vendit. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve – deklaroi Stoltenberg.

Gruevski theksoi se anëtarësia e Maqedonisë në NATO është në interes të vendit.

– Përkrahim politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Këmbyem ide për progresin e Maqedonisë në Aleancë. Bashkë shqyrtuam edhe temat e reformave në lidhje me anëtarësinë e  NATO-s. Folëm për reformat e mbrojtjes, gjyqësisë, ekonomisë dhe për të gjitha fushat. Gjithsesi, se biseduam edhe për çështjet aktuale dhe potencova se gjithçka do të zhvillohet me transparencë dhe me përputhje me rregullat ligjore- theksoi Gruevski.

Në pyetjen se a është zbuluar shërbimi sekret dhe se këtë a ja ka bërë të ditur personit të parë të NATO-s, kryeministri u përgjigj se situatën aktuale e ka përshkruar në mënyrë të thuktë, për të gjithë atë që është prezantuar nga udhëheqësi i  opozitës dhe të gjithë materialet të cilat iu prezantuan policisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.