fbpx

Barekov: Maqedonia të mos vjedh historinë bullgare, greke dhe egjiptiane

-

Që të mund BE të zhvilloj politikë aktive aderuese ndaj RM-së, autoritetet e këtij vendi duhet t’i përmbushin kërkesat e vendeve- anëtare të BE-së, ku bëjnë pjesë edhe Bullgaria dhe Greqia, deklaroi euro- deputeti i grupit të KRE dhe lider i partisë bullgare pa censurë, Nikollaj Barekov, gjatë debatit për Raportin e progresit të R. së Maqedonisë në vitin 2014.

-Autoritetet në IRJM duhet të piqen për vlerat evropiane, sipas të cilave nuk lejohet të zhvillohet politikë në bazë të kundërshtimit etnik dhe identitetit të popullatës. Kërkojmë regjistrim transparent të popullatës në vend, që do ta pasqyrojnë pakicën bullgare, e cila me siguri, do të tregohet shumicë- tha euro- deputeti Barekov.

Euro- deputeti bullgar, gjithashtu rikujtoi se gjatë regjistrimit të fundit në vitin 2002 mezi 1417 persona janë deklaruar si bullgar dhe se njëkohësisht 50. 000 qytetar të Maqedonisë kanë dorëzuar kërkesë për shtetësi bullgare.

-Kërkojmë autoritet në IRJM të ndalojnë me çfarëdo interpretimi të historisë bullgare, që objektivisht është pjesë e historisë në territorin e këtij vendi. Qeveria e kësaj republike vjedh identitetin e historisë bullgare, greke, madje, vërejtët, edhe egjiptiane- tha Barekov.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.