fbpx

Jankulloska – Mijalkovit: Ata të lustrimit janë bandë e çmendur, e di apo jo!

-

Në bisedën e radhës që e publikoi Zoran Zaev në konferencën e shtypit, Nikolla Gruevski flet me Gordana Jankulloskën për Spitalin ushtarak. Ai i shpjegon se ka biseduar me drejtorin, i cili i ka sugjeruar se nuk mund të funksionoj spitali nëse punësohen njerëz të partisë. Gruevski i shpjegon asaj se dëshiron të propozoj 30 njerëz të punësoj nga lista e partisë e më pas t’i pranoj edhe 5 personat e tij.

Ndërsa Jankulloska dhe Mijalkovi në një regjistrim tjetër flasin për punësime të reja në MPB. Mijalkov thotë se patjetër të punësohen 1000 persona. Ministrja thotë se kjo është shifër joreale. Ajo i shpjegon se 250 persona do të dalin në pension dhe mund të punësohen 300 tjerë. Mijalkov thotë se vetëm për në DSK do t’i duhen 100 persona dhe se pa ta s’mund të punojnë kamerat, fluturaket ndërsa gjithashtu kanë mungesë të operativës.

Jankulloska dhe Stavreski bisedojnë për shkurtimin e shpenzimeve nga buxheti i investimeve kapitale. Jankulloska i shpjegon se ajo nuk posedon me këto mjete dhe se nuk mund të zgjidh këtë problem. Jankulloska thotë se janë punësuar mbi 600 persona. Ajo ankohet se janë punësuar nëpër muze, biblioteka, për çka Stavrevski shpjegon se ato janë të preferuarit e dikujt.

Jankulloska dhe Mijalkovi bisedojnë për emërimin e prokurores Gordana Geshkovska dhe drejtori i DSK e pyet ministres nëse ka dikush intervenim. Ajo thotë se ka, por atje me ligj patjetër vetëm me akademi të largohen. Ata gjithashtu flasin për një gjykatëse nga Kërçova ndërsa Mijalkov pyet a është burri i saj nga Komisioni i lustrimit.

“E din ti, ato janë bandë e çmendur, i thotë Jankullovska për anëtarët e Komisionit.

Zaev në fund tha se ka shumë materiale për publikim, por si opozitë përgjegjëse nuk do të lejoj Gruevski ta vendos Maqedoninë në skenarë të padëshiruar.

Zaev publikoi se regjistrimi për punësimin e 1000 personave në MPB është në muajin maj të vitit 2013.

“Do të publikojmë materiale derisa të bie ky pushtet, deklaroi Zaev në pyetjen deri kur do të postoj regjistrime.

Ai tha se dëshiron t’u jep mundësi bisedimeve.

“Edhe në luftërat më të mëdha janë arritur marrëveshje. Po bëjmë negociata sepse qytetarët këtë e kërkojnë. Qytetarët janë të revoltuar. Ne jemi më ndryshe se kjo klikë e pushtetit. Ne do të japim çdo gjë që në mënyrë të qetë të largohet ky pushtet. Besojmë në të vërtetën dhe mendojmë se suksesi do të vijë. Vetëm ju lus për durim. Përgjegjësia është e përbashkët, tha Zaev.

Lidhur me granatimin e Qeverisë, Zaev tha se askush nuk ka të drejtë të thotë se kjo ka ndodhur për shkak të publikimit të materialeve të opozitës.

“Jankulloska dhe Mijalkov duhet të tregojnë pse kjo po ndodh, tha Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.