fbpx

Gjuha pikante e Jankulloskës nga “bomba” 20: Mbeturinë e madhe, grup i çmendur, unë nuk jam budalla

-

Audio regjistrimet nga “bomba” 20, sipas liderit të LSDM-së tregojnë se pushteti ka punësuar kuadro partiak nëpër institucionet shtetërore ndërsa ministrja e brendshme Gordana Jankulloska ka qenë kryerëse e parë me listë punësimesh në të gjitha fushat.

 

Ndërsa ai, kryetari i Sindikatës, është babai i një vaterpolistit, e din me vaterpolistët…Ha ha…

Po t’i kryente punë, kishte hapësirë çdo gjë me ligj, s’jam unë budalla t’i kërkoj diçka që nuk është ligjore…

Të shohim kush janë njerëzit, mos janë “komunjar”

Duhet të shohim, sipas meje, a mos kemi edhe ndonjë “komunjar”, ashtu…që nuk është i renditur, mos t’i harrojmë…Tani është mundësia…

E po, tani është mundësia t’i pastrojmë…

Dhe nëse bëhet zhurmë, ende është fillimi i mandatit, do të forcojmë dhëmbët, do të durojmë dhe pas 4 viteve rahat…

T’i vendosim në suficit të gjithë që paditin…

Le të shkojnë të punojnë në “Pyjet e Maqedonisë” dhe le të padisin…

Të vijnë në mend, të dinë edhe tjerët. Dhe kështu ata, mendoj, nuk janë kush e di çfarë kuadro i f ortë që DSK të dështojë pa ta…

Do t’ua shkurtojmë vendet e punës dhe le të çajnë kokën.

Epo, dakord, do të thotë këtu mund të marrim dikë…

Po, po, tani po ju dëgjoj, në fillim nuk dëgjohej asgjë..Për këtë thosha alo, alo më shumë herë…

Ta vendosin në Këshillin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (KPPP), le të punoj shofer, këtë apo atë. A?

Mendoj, s’di për kë po më flet, por…

Sërish duhet të jetë diku ku do të mund të mos shkoj në punë…

Apo ta vendosim…dhe diçka, të shtyp kartelën duhet, apo? Ha ha…

Apo ta vendosim tek unë në parking. Mundet tek unë ndonjë punë të kryej nëpër shtab. Ashtu në parking kryeshefi jonë është…

Drejtori duhet t’i respektoj udhëzimet tona…ai pranon kë të dojë…

Nuk është e saktë…ai i ka pranuar tek drejtorët, ata që ai i dëshironte, por i vendos njerëzit e tij…

Ai, është mbeturinë e madhe…

E di kush? Nga Kërçova ai, Vicko, një më i ri ashtu…

Epo, atë e kualifikuam si tonën.

A bre, e din çfarë bandë e çmendur janë, por ato i konsiderojmë si tanët. Ai që është më i ri, një i zi, me mjekër, që ka ardhur nëpër takime, ai më i riu, ajo është gruaja e tij.

A bre, si mundet ashtu, ne nuk e kemi vendosur pse është më i bukuri atje…

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.