fbpx

I vihet flaka makinës së një manastirasi që në Facebook kritikonte qeverinë

-

Mbrëmë  i është vënë flaka makinës së  Marjan Jovanovskit nga Manastiri. “Tojota” e tij është djegur tërësisht ndërsa makina më e afërt është dëmtuar pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Fundali” në Manastir.

Jovanovski dyshon se makina e ndezur është porosi deri tek ai për shkrimet e tija në Facebook si kritikues i ashpër i pushtetit aktual.

“Nuk punoj asgjë, me asgjë nuk merren. Në Facebook shkruaj kundër pushtetit, që është normale. Me siguri këto janë kërcënime prej atje sepse para asaj nuk kishte asgjë. Nuk janë deri në atë shkallë jonormal që së pari të më kërcënohen, thotë Jovanovski.

Sipas tij një shpërthim i fuqishëm i ka zgjuar në orën 3 të natës. Së pari është dëgjuar një shpërthim, e më pas edhe një tjetër pasi nga zjarri kanë plasur gomat e makinës.

“Dola në dritare sepse kisha frikë të dal në ballkon. Në shtëpi të gjithë jemi të tronditur, edhe unë edhe familja, thotë Jovanovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.