fbpx

Çfarë është Gruevski, kryeministër apo shef i Agjencisë për punësim?

-

Spitali i Qytetit, Parku nacional “Galiçica”, zbatimi i intervistave për punë në Drejtorinë e të ardhurave publike, janë vetëm një pjesë e punësimeve në të cilat ka intervenuar kryeministri Gruevskit e që u publikuan në”bombën ” e fundit të LSDM-së.

Për çdo punësim, madje edhe kur nuk bëhet fjalë për poste të larta, Gruevski patjetër e ka pasur të konsultohet ose të dijë kush i propozon personat që janë planifikuar të punësohen.

Ja disa shkëputje nga bisedat ku kryeministri “rregullon” punësimet për anëtarët partiak.

Lena: Kryetari më dërgoi një për firmosje dhe më tha pyete Gorden, për Këshill për kontrollimin e punës materiale –financiare të institucionit publik Parkut nacional “Galiçica”, Ohër, kush i ka propozuar ata?

Jankulloska: Kire e di saktë, ai ka listë sepse unë e di se kryeministri pyet pa ndalur.

Gruevski: Tek Natasha duhen edhe pesë inxhinier ndërtimor, ndërtim i ulët. Lëshoi deri tek të gjitha shtabet…

Gruevski: Sa njerëz do të pranohen në DAP?

Jankulloska: Mendoj se janë diku 30.

Gruevski: Kush i bën intervistat atje?

Jankulloska: Komision i brendshëm tek Gorani.

Gruevski: Epo, ata si mund të vlerësojnë kush është më i miri?

Jankulloska: Në pjesën profesionale, në pjesën e tyre profesionale, sepse ata kalojnë kontroll administrativ, plotëson, nuk plotëson…

Gruevski: Duke e njohur Goranin, kush do t’i intervenoj dhe do t’i bëj presion më shumë, ai do të kaloj menjëherë, të të tregoj. Unë propozoj ne të bëjmë komision, ekonomist, që ai t’i bën intervistat dhe kaq. Ne sërish do t’u japim përparësi tanëve, por cilët janë tanët është tjetër çështje.

Gruevski: Bisedova me këtë nga Spitali ushtarak, më tha se poqë se i pranon 5 tanët, tre reparte nuk do t’i funksionojnë sepse nuk ka mjek specialist. E pyeta kush janë emrat e atyre që dëshiron t’i pranoj, mi dha dhe më tha se thuajse për të gjithë ka intervencë, mbështetje nga zyrtar tanë apo nga vet komitetet. Duke pasur parasysh se qëndrojnë argumentet e tija dhe se nuk do të funksionojnë, dua të bëj, u konsultova edhe me Zoranin, t’ia propozoj këtë: t’i pranoj ai tanët që janë në listë e pas zgjedhjeve të pranohen edhe këto 5.

Jankulloska: T’u them unë kryetar, sepse jam tani në Tetovë dhe që më herët ua shkrova mesazhin se në këtë drejtim do t’i zgjidhim edhe njerëzit e tij.

Vlatko Ilieski (i punësuar në kabinetin e kryeministrit)

Ilieski: A bre, doja të të pyes për punësimet e reja në Spitalin e qytetit, ka rreth 30 infermiere dhe nuk e di sa inxhinier që janë ndaluar në Agjenci. Edhe Stojçe prej tek ti edhe nga shëndetësia kanë biseduar dje- pardje. Cili është vendimi përfundimtar?

Jankulloska: Drejtori duhet të respektoj faktin që kemi dhënë drejtime. Ai pranon kë të dojë.

Ilieski: Mirë, kjo më interesoi, do të thotë nuk i intereson, sepse ai tha se i respekton.

Jankulloska: Nuk është ashtu, ai edhe tek drejtorët i ka pranuar ato që ai donte, tani po vendos njerëz të tij, kush ia kujtoi prej askund. Dhe kuptohet, për këtë thotë “për këtë unë kam leje nga kryeministri. Mbeturinë e madhe është ai njeri.

Ilieski: E do të ketë problem pse janë zgjedhur?

Jankulloska: Ai le të gjej mënyrë për të anuluar. Ne i japim listë, ai zgjedh kë të dojë dhe thotë, “ e tani është e përkryer, emërimet morën fund”. Sipas meje, zgjedhja është ose të gjej mënyrë ta respektoj listën që ia kemi dhënë ose ta ndërrojmë atë, njerëzit e tij le të hyjnë në punë dhe drejtori i ardhshëm që do të vijë, do ta respektoj.

Jankulloska: Apo ti dhe kryeministri keni biseduar për punësimet e reja në MPB? Për çfarë numri keni biseduar?

Sasho Mijalkov: Unë i thash 1000. Duhet të thuash diçka joreale që të vish tek realja.

Në tribunën e VMRO DPMNE në Shtip, Gruevski paralajmëroi 20 deri 25 mijë punësime të reja.

Ai gjithashtu paralajmëroi se 3000 qytetar do të marrin vende pune me masën e punësimit të vullnetarëve dhe qytetarë të punësuar me kontratë në vepër.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.