fbpx

VMRO- DPMNE: Zaev vazhdon me punojë për shëbrimet sekrete

-

Partia në pushtet VMRO- DPMNE  doli me reagim për „bombën” e 20 me  radhë të opozitës lidhur me punësimet partiake, duke e akuzuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev për realizues të skenarit qëllimi i përfundimtar  i të cilit është destabilizimi i vendit.

“Ashtu siç kalon koha Zoran Zaevi është gjithnjë e më shumë sipërfaqësor dhe më evident në gënjeshtrat dhe shpifjet e tij. Zoran Zaev vazhdoj të punojë për qendrat dhe interesat e huaja që bie ndesh me interesat e qytetarëve dhe të publikojë materiale të sajuara dhe të ngjitura e stërngjitura, montuara, që vetvetiu nuk dëshmojnë asgjë, madje edhe me përpjekjet dëshpëruese të Zaevit, për tu dhënë një narrativi të supozuar, t’i  tregojë dhe ritregoj,  sqaroj dhe risqarojë dhe të mund të manipulojë, abuzojë dhe t’i paraqes në një farë konteksti të pavërtetë që vetëm atij i konvenon.  Në konferencën  e sotme për media edhe njëherë  u dëshmua se qëllimi përfundimtar i skenarit i të cilit është Zaevi,është pikërisht destabilizimi dhe tentimi për shkaktimin e krizave. Pikërisht për këtë arsye tema e  preferuar e Zaevit është tema për sistemin e sigurisë, dhe prandaj ai sot në mënyrë të palejueshme shpaloi informacione për kapacitetin e shërbimeve të sigurisë duke tentuar që ta cenojë funksionimin e tij. Zaevi  skajshmërisht i papërgjegjshëm dhe sërish duke mos mbajtur llogari për interesat shtetërore shpalosi inflamacione për planet, për plotësimin ekipor kadrovik të shërbimeve të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së tyre. Kjo është një sjellje klasike kundër shtetit dhe qytetarët këtë mund ta shohin, prandaj nuk e përkrahin”- thuhet në reagimin e VMRO- DPMNE-së

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.