fbpx

Janeva prononcohet: Ekipi i saj do të hetoj 34 lëndë

-

Prokurorja speciale Katica Janeva dhe ekipi i saj do të punojnë në gjithsej 34 lëndë që dalin nga bisedat ilegale të përgjuara, njoftuan sot pasdite nga kabineti i Janevës.

Mes lëndëve për të cilat prokuroria speciale ka vlerësuar se janë nën kompetencën e tyre është edhe rasti “Puçi” që është në procedurë gjyqësore ku një prej të akuzuarve është edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Nga lëndët që i ka pranuar prokurorja speciale, kompetencë nuk ka vetëm në dy lëndë dhe ato janë kthyer në prokurorinë publike kompetente.

“Janë miratuar vendimet për kompetencë për të gjithë lëndët që janë dërguar në Prokurorinë publike nga prokuroritë publike themelore dhe nga Prokuroria publike themelore për ndjekjen e kriminalitetit dhe korrupsionit. Kur jemi te lloji i vendimeve, ju njoftojnë se kjo Prokurori ka vendosur kompetencë mbi 34 lëndë” thuhet në njoftimin e prokurorisë publike.

Prej atje shtojnë se në mënyrë shtesë është konfirmuar se nga lëndët e dorëzuara, edhe dy lidhen me parregullsitë zgjedhore, me çka numri i lëndëve që kanë të bëjnë me parregullsitë zgjedhore gjithsej është 16 lëndë.

“Ajo që është e rëndësishme është se gjatë ditës së sotme nga lideri i partisë politike të LSDM do të kërkohet dorëzimi i materialeve nga ndjekjet joligjore të komunikimeve dhe për të cilat shprehën gatishmëri se do t’i dorëzojnë me kërkesën tonë” thonë nga kabineti i Janevës.

Nga prokuroria speciale njoftojnë se edhe pala mbrojtëse në rastin “Rover” ku një prej të akuzuarve është ish ministri i brendshëm Lube Boshkovski, ka dorëzuar materiale të caktuara, që edhe më tej janë lëndë e shqyrtimit dhe analizës.

Sot, siç njoftojë nga kabineti i Janevës, janë marrë për veprim edhe kërkesa nga avokatët e rasteve “Lagja e Trimave” dhe “Spiun”.

“Për veprim lidhur me këto lëndë do ju njoftojmë në mënyrë shtesë, thonë nga prokuroria speciale.

Nga kabineti i Janevës gjithashtu njoftojnë se prokurorisë speciale i janë ndarë të gjithë hetuesit e kërkuar dhe numri i tyre është 13 ndërsa për ligjin për shërbim të prokurorisë publike Janeva deri më tani nga institucionet kompetente nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.