Këshilli i Sigurimit përfundoi rreth orës 21:00 me apele të fuqishme për ngjarjet në Kumanovë. Përfaqësuesit politikë, disa prej të cilëve nuk ishin takuar prej kohësh, apo nuk e njohin legjitimitetin e njëri-tjetrit, sot u detyruan të shtrëngonin duart. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dënuan ashpër prishjen e rendit dhe qetësisë nga ana e grupit të armatosur që kishte për qëllim destabilizimin e vendit. Deklaratën e lexoi vetë kreu i shtetit, presidenti Gjorge Ivanov, edhe pse konkluzat e takimit, sic tha ai, do të jepen më vonë. Ivanov tha se për grupin e armatosur kishte njoftuar më herët edhe shërbimet në rajon dhe Evropë por se shkëmbimi i informatave nuk dha rezultate. Ivanov, tha se nuk do të lejojë përshkallëzimin e tensioneve dhe prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. Sipas tij, kjo i kushtoi shumë vendit, andaj duhet të ketë edhe përgjegjësi për të. Presidenti kërkoi nga liderët partiakë që t’i rikthehen dialogut politik dhe të kërkojnë zgjidhje për krizën. Në mbledhjen e sotme për herë të parë u ftuan të marrin pjesë edhe liderët e partive më të mëdha politike. Partitë shqiptare BDI e PDSH u përfaqësuan nga deputetët Talat Xhaferi dhe Imer Aliu ndërsa nga LSDM mori pjesë vetë lideri i saj Zoran Zaev. Mbledhja e sotme filloi me një minutë heshtje në nder të policëve të vrarë në përleshjet në Kumanovë.
Поврзани написи
DOSJE: të bëmat e presidentit Ivanov gjatë mandatit të dytë
Gjatë kohës së mandatit të dytë, presidenti Gjorge Ivanov u vlerësua vegël e partisë VMRO-DPMNE. Si kreu i shtetit nuk pati marrëdhënie të mira me bashkësinë ndërkombëtare, zbatoi politika...
По што ќе биде запаметен Ѓорге Иванов: Како татко на нацијата или на ВМРО-ДПМНЕ?
Милитант на ВМРО-ДПМНЕ, кловн и слуга на поранешниот премиер Никола Груевски. Ова се некои од оценките на познавачите на политичките и правните прилики, претставниците на граѓанскиот сектор, медиумите, како...
Putin: Me vëmendje ndjekim çdo gjë që ndodh në Maqedoni
Me vëmendje të posaçme ndjekim çdo gjë që ndodh në vendin tuaj, i ka thënë presidenti rus Vladimir Putin presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov në takimin e tyre në...
Нашите вести во вашето сандаче
Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.