fbpx

Ivanovi pranoi delegacionin e Olimpiadës Speciale

-

Presidenti Gjorge Ivanov dhe bashkëshortja e tij Maja Ivanova  si dhe djali  i tyre Ivan, sot në “Villa Biljana” në Ohër, priti delegacionin e Olimpiadës Speciale të Maqedonisë, i cilia mori pjesë në Lojërat verore të Olimpiadës Speciale të mbajtura nga 25 korrik deri më 2 gusht në Los Anxhelos, ShBA .

Ivanov përgëzoi sportistët e Maqedonisë për lojrat në Los Angeles të cilët arritën sukses të madh duke fituar 2 medalje ari, 6 medalje argjendi dhe 4 medalje bronze, në disa sporte: atletikë, not, junifajd, basketboll dhe pingpong.

– Suksesi juaj është një shembull pozitiv për t’i motivuar të tjerët të merren me sport, sepse sporti është një nga mënyrat më të suksesshme të integrimit dhe socializmit të personave me aftësi të kufizuara. Me  sukseset e sportistëve të Olimpiadës Speciale, promovohet dhe  vendi jonë – tha Ivanov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.