Mançevski: Gruevski po tenton të zvarrit kriminalitetin me parcelat në Vodno

-

Është e qartë se Gruevski po tenton të zvarrit kriminalitetin me parcelat në Vodno që kap shifrën prej 17 milion euro, por opinioni shumë mirë e din pangopësinë e Gruevskit për mijëra metrat katrorë në Vodno, që kapin shifra milionëshe, tha nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski.

“Nga audio materialet që i publikoi LSDM shihet qartë se pikërisht Nikolla Gruevski, personalisht dhe me saktësi kontrakton me Mile Janakieskin se ku dhe sa duhet të jetë toka në Vodno. Qytetarët i dëgjuan bisedat ku Gruevski dhe Janakieski merren vesh për ndryshimet e PDU dhe PNU, se si Gruevski kërkon mënyrë që të zgjerohet parcela, interesohet për “pikën më të lartë”, të mos jetë askush “mbi të”, kërkon rrugë, mur, bën tregti me parcelat” thotë Mançevski.

Nënkryetari i LSDM-së tha se në bazë të audio regjistrimeve është ngritur edhe kallëzim penal deri tek Prokuroria publike për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion kundër Nikolla Gruevskit, Koce Trajanovskit dhe personave tjerë që drejtpërdrejtë janë të përfshi në veprime korrupsioni në lidhje me trojet në Vodno”.

“Ndryshimi i pronarit të tokës, s’mund ta shpëtoj Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij për kriminalitetin e përgjithshëm me këto parcela. Nëse Nikolla Gruevski nuk e ka pasur të qartë tani do t’i bëhet e qartë si kristali: nuk ka ikje nga përgjegjësia”, tha Mançevski.

 

 

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...