Ivanov: Ajri politik është i ndotur dhe po na ngufat

-

Presidenti Gjorgje Ivanov fjalimin vjetor solemn sot në Parlament ia kushtoi krizës politike në Maqedoni, sfidat me të cilat ballafaqohet bota, ekstremizmi, kriza e refugjatëve dhe emigrantëve.

Ivanov tha se po lëmë pas nesh vit ku Maqedoni është ballafaquar me sfida të shumtë, si në plan global ashtu edhe në atë vendor. Presidenti shtoi se vitin e kaluar vendi është ballafaquar me tre kërcënime, krizën politike, në planin e sigurisë dhe krizën e refugjatëve.

Ai përmendi gjithashtu Marrëveshjen e Përzhinos, rekomandimin e kushtëzuar për Maqedoninë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ivanov tha gjithashtu se në 6 vitet e kaluara në Maqedoni ka pasur tre kriza politike, secila më e thellë se ajo më herët. Ai përkujtoi se në fjalimin e tij të vitit të kaluar ka thënë se dialogu duhet të jetë fjala kyçe në vitin që lëmë pas, por sipas presidentit, i njëjti ka ngecur ndërsa ajri politik është i ndotur nga dyshimet saqë ka filluar të ngufat shoqërinë.

Sipas tij, raporti i BE-së është objektiv madje edhe pjesa ku përmendet kultura politike e ndasisë, që është emri elegant për mos- kulturën politike. Ai shtoi se kjo është mësim se si nuk duhet të sillen partitë politike. Sipas presidentit, ashtu siç mungesa e dialogut politik ka sjellë krizë politike, ashtu kriza ka hapur derën për kërcënime në pjesën e sigurisë.

Për krizën e emigrantëve dhe refugjatëve, presidenti tha se është një prej sfidave më të mëdha me të cilën ballafaqohen shtetet dhe njerëzimi në 50 vitet e fundit. Sipas tij, BE ishte e shqetësuar për rastin me emigrantët ndërsa Maqedoni pësoi pasojat nga lëshimet e BE-së.

Në fjalimin vjetor, Ivanov foli edhe për mediumet ku përmendi se mediumet janë ndërgjegjja e shoqërisë dhe për këtë shkak duhet të jenë revizori më u fuqishëm në funksionimin e institucioneve.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...