fbpx

Autoritet italiane shpëtojnë klandestinët nga anija “Ezadin”

-

Forcat ajrore italiane janë në aksion për shpëtimin e disa qindrave klandestinëve nga anija tregtare pa ekuipazh, e cila mbeti  në detë të hapur të Mesdheut. Njëri nga emigrantët e anijes “Ezadin” e cila ka lundruar me flamurin e Sierra Leones, ka dërguar porosi në të cilën thuhet se anija e cila ka shkuar në drejtim të bregut italian, nuk ka ekuipazh dhe nuk ka kush të drejtojë anien.

Autoritetet italiane kanë marrë nën kontroll anijen me rreth 450 klandestinë që dyshohet se janë sirianë dhe që ishte braktisur nga ekuipazhi në det të hapur.

Roja bregdetare italiane tha se anija po drejtohet nga një ekuipazh Italian dhe do të ankorohet në portin e Krotones

Baza ajrore në Italinë jugore ka dërguar helikopter, kurse në aksion janë përfshirë edhe rojet e bregdetin dhe ekipet mjekësore. Anija, aktualisht është larg 60 kilometra nga bregu juglindor dhe në të ndodhen 450 klandestinë.

Para dy ditësh marinarit italian e ndaluan anijen “Blue sky ” e clila ka lundruar me flamurin e Moldavisë me 700klandestinë, shumica nga Siria. Anija më parë është braktisur nga tregtarët, persona të cilët kanë drejtuar nga Turqia drejt Greqisë. Fatmirësisht është shmangur fatkeqësi e madhe pasi që gjashtë marinar kanë arritur me helikopter të zbresin në anije dhe të marrin kontrollin e anijes. Në mesin e klandestinëve  ka pasur 60  fëmijë dhe dy gra shtatzëna, shumica e tyre ka pasur fraktura dhe hipotermi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.