fbpx

Hulumtim: Maqedonia ka sistem më të dobët shëndetësorë në Evropë

-

Maqedonia ka sistem më të dobët shëndetësorë në Evropë ndërsa Franca ka sistemin më të mirë, shkruan “Bussines Insider” duke i publikuar rezultatet nga hulumtimi i qendrës së pavarur serbe për hulumtime “Numbeo”. Franca është në krye të listës me 82,58 pikë ndërsa Maqedonia është në fund me 35,12 pikë.

“Numbeo” bën kombinimin e të dhënave lokale me indeksin unikat të mbrojtjes shëndetësore, ku fitohet masë e vetme për gjendjen e sistemit shëndetësor në çdo vend.

Pas Francës, vendet evropiane me sistem më të mirë shëndetësorë janë Malta, Danimarka, Austria dhe Qiproja. Në pesë vendet e fundit në Evropë para Maqedonisë janë Islanda, Rumania, Bjellorusia dhe Ukraina.

Në nivel botërorë Japonia ka rezultat më të mirë me 87,07 pikë ndërsa vijojnë Bahrejni dhe Tajvani.

Maqedonia është në vendin e 100-të ndërsa pas saj vetëm Vietnami, Iraku, Mongolia, Azerbejxhani dhe Hondurasi në vendin e fundit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.