Numër më i madh mjekësh, numër më i vogël i shtretërve spitalor “në pritje” të korona virusit

-

A mund sistemi shëndetësor i Maqedonisë t’i përgjigjet kundër dukurisë së epidemisë së korona virusit dhe me kohë t’u ofrojë përkujdesje një numri më të madh qytetarësh të sëmurë është dilemë e cila meriton analizë, veçanërisht nëse merret parasysh si është duke u zhvilluar gjendja në Itali, vend i cili është karantinë e llojit të vet për shkak të hovit të kësaj sëmundjeje, transmeton Meta.mk.

Gjegjësisht, mediat evropiane transmetojnë që spitalet italiane përballen me mungesë të kapacitetit përkatësisht u mungojnë shtretër për t’i akomoduar të sëmurit nga virusi, të cilët kanë simptome më të rënda.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë që me përfundim në vitin 2018 në shtetin tonë ka pasur 8.754 shtretër spitalor, që është më pak në krahasim me vitet e kaluara. Numri i mjekëve, në anën tjetër është rritur nga 6.035 në vitin 2014 në 6.329 në vitin 2018.

Ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe dje deklaroi që kapacitetet e vendit janë plotësisht të përgatitura. Ai tha që klinika për sëmundje infektive ka kushte dhe se i posedon makinat respiratore, megjithëse deri tani asnjë pacient nuk ka pasur manifestim të tillë klinik, që të ketë nevojë ato të përdoren.

Sipas tij, gatishmëria është në nivel të lartë, veçanërisht dhe duke e pasur parasysh atë që klinika ka bërë plan si të ballafaqohet me gjithë atë.

Me qëllim të parandalohet përhapja e virusit, Qeveria dje miratoi 19 masa dhe aktivitete me të cilat përforcohet lufta kundër kësaj sëmundjeje.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...