fbpx

Sot takim të ri të grupeve të punës dhe shpresë për marrëveshje

-

Marrëveshje mes partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos, sipas paralajmërimeve nga pjesëmarrësit e grupeve të punës, do të duhet të ketë sot, në takimin që pritet të filloj prej orës 15, në Klubin e deputetëve në Shkup.

Siç mëson “Meta” çështja e listës zgjedhore është thuajse e kryer ndërsa edhe më tej ka mospajtime të vogla rreth mënyrës së votimit të Diasporës.

Organizata civile “MOST” dje u ftua në takimin e grupeve të punës që të bëj prezantim për mundësinë e regjistrimit aktiv të votuesve.

“Ishim të ftuar vetëm të prezantojmë qëndrimet tona rreth regjistrimit aktiv. Roli jonë është konsultativ. Kur përfunduam prezantimin, e lëshuam takimin” deklaroi kryetari i kësaj Organizate, Darko Aleksovski.

Përfaqësuesit e LSDM-së janë Cvetanka Ivanova dhe Damjan Mançevski ndërsa nga radhët e VMRO DPMNE Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. BDI do të prezantohet përmes Artan Grubit dhe Musa Xhaferit ndërsa nga PDSH do të merr pjesë vetëm Imer Aliu dhe Bekim Fazliu.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.