Interes i vogël për trenin drejt Beogradit dhe Selanikut, do të udhëtojë deri më 16 shtator

-

Edhe këtë vit treni ekspres “Helas ekspres” në drejtim të Beogradit dhe Selanikut do të udhëtojë vetëm deri në fund të verës. Lidhja e vetme hekurudhore për udhëtarët e Maqedonisë së Veriut drejt jashtë vendit do të ndalet më 16 shtator. Nga Hekurudhat e RMV – Transport, për “Meta.mk” thonë se treni këtë vit do të udhëtojë si linjë sezonale mu për shkak të arsyeve ekonomike.

Numri i udhëtarëve që udhëtojnë me trenin drejt Beogradit dhe Selanikut prej viti në vit po zvogëlohet, ndërkaq me atë bëhet e padobishme që të mirëmbahet treni ekspres gjatë tërë vitit.

“Për gjysmën e dytë të muajit qershor 2018-të ka pasur 642 udhëtarë, ndërkaq në të njëjtën periudhë prej vitit 2019-të – 385 udhëtarë”, theksojnë nga RMV – Transport.

Zvogëlimi i interesit për tren si mjet udhëtimi fillimisht është për shkak të kohëzgjatjes së udhëtimit. Sipas orari aktual, trenit mes Shkupit dhe Beogradit i duhen 9 orë e 55 minuta që ta kalojë tërë largësinë. Me ndërtimin e autostradës në Grykën Grdeliçka, por edhe me hapjen e kontrollit të përbashkët kufitar në Tabanovc, disa linjave të autobusit u nevojitet dyfish më pak kohë që ta kalojnë relacionin e njëjtë. Në pjesën e hekurudhës, kontrolli i përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të fillojë madje në vitin 2023.

Treni “Hellas ekspres” filloi më 15 qershor të këtij viti, si mundësi më e lirë për udhëtim drejt Selanikut dhe Beogradit për qytetarët e Maqedonisë së veriut. Deri më 16 shtator, treni do të vazhdojë të udhëtojë nga Shkupi për në Selanik në ora 4:45 minuta në mëngjes, ndërkaq prej Shkupit për në Serbi në ora 22:19 minuta.

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...