“Jo se nuk ka para. Nuk blejmë letër tualeti për shkak se e vjedhin. Nëse shohin që ka, do të gjuhen me atë. Veç kësaj, ndodh të bie në dysheme, prandaj letër në tualetet shkollore nuk ka edhe për shkaqe higjienike”, thotë Velimir Smilevski, kryetar i Komunës Butel, njofton Meta.mk.

Ndër të gjitha punët tjera për në shkollë të cilat këto ditë i blejnë prindërit para fillimit të vitit të ri shkollor, ata duhet të ndajnë para edhe për letër tualeti që do ta përdorin fëmijët e tyre derisa janë në orët e mësimit.

Megjithëse çmimi i kësaj letre nuk është i lartë, shkollat, përkatësisht komunat që janë themelues të tyre, nuk e blejnë.

Blerja e letrës për tualet, sapun, pastrues për duar, kreme antibakteriale, peceta të lagështa, formalisht nuk është obligative, por prapë se prapë pothuaj të gjithë prindërit këtë e sigurojnë në fillim të çdo viti shkollor.

Në disa shkolla, përveç nga 500 denarë për fëmijë për mirëmbajtje të higjienës personale, në mënyrë plotësuese grumbullohen para të përbashkëta edhe për komplete dhe materiale që përdoren gjatë mësimit.

“Mjetet për higjienë personale prindërit i blejnë që fëmijët e tyre, t’i kenë kur shkojnë në tualet. Kryesisht secili prind është i gatshëm t’ia sigurojë fëmijës tij. Nëse nëna dëshiron fëmija të përdor peceta të lagështa, atëherë i blen. Mirëpo, me pecetat e lagështa kemi problem sepse shpesh prej tyre bllokohet kanalizimi, pasi që fëmijët i hedhin në tualete. Edhe letër tualeti blejnë vetë, ndërsa sapun të lëngshëm blen shkolla. Mjetet për higjienë personale në hapësirat e shkollës i blen komuna”, thotë Bistrica Stankovska, drejtoreshë e shkollës “Gove Dellçev” në Lisiçe.

Përse kryetarët e komunave nuk sigurojnë letër tualeti për shkollat, në vend që këtë ta bëjnë prindërit?

Velimir Smilevski, kryetari i komunës Butel, thotë që nuk bëhet fjalë për atë që nuk ka para, por që mjetet për higjienë vidhen.

“Nuk blejmë letër tualeti për shkak se e vjedhin. Nëse e shohin që ka, gjuhen me atë. Veç kësaj, ndodh të bie në dysheme, pra letër nuk ka në tualetet shkollore edhe për shkaqe higjienike. Ne si komunë blejmë sapun dhe mjete për higjienë në shkollë. Mirëpo, për peceta të lagështa, gel antibakterial, pastrues dhe mjete të ngjashme – kjo është dëshirë e prindërve, ata vet e blejnë, askush nuk ua kërkon”, thotë Smilevski.

Në Ministrinë për arsim dhe shkencë (MASH), thonë që shkollat pranojnë mjete nga shteti nëpërmjet bllok-dotacioneve, që u transferohen komunave nga buxheti shtetëror.

“Ato janë para që shërbejnë për realizim normal të procesit edukativo-arsimor dhe për funksionimin e shkollave pa pengesa. Prindërit nuk kanë obligim të investojnë mjete në shkolla për të blerë pajisje, letër, për angazhim të sigurimit fizik. Përkundrazi, nëse kjo u imponohet si obligim, mund ta denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror për Arsim. Përjashtim janë situatat në të cilat prindërit, nëpërmjet këshillit, përkatësisht këshillit shkollor miratojnë vendim për të dhuruar  mjete për dedikim të caktuar”, sqarojnë nga Ministria

Para fillimit të vitit shkollor, mësimdhënësit u japin listë prindërve me gjërat e nevojshme që duhet t’i blejnë vet. Në listë hyjnë ngjyra të vajit, temperë, ngjyra të druri dhe ujit, fletore, vizore, goma, gdhendëse, markera, kolazhe, bllok për vizitim, plastelina, argjila.