fbpx

Han vizitën e punës e filloi me takimin  kryeministrit Dimitriev

-

Euro- komisari për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Han sot në mëngjes është takuar me kryeministrin Emil Dimitriev, me të cilin bisedonte për gjendjen në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentar të 11 dhjetorit.

Tani për tani nuk nxirren detaje nga takimi ndërsa Han në Twitter publikoi foto me përshkrim të shkurtë.

“Fillova ditën e punës në Shkup me bisedën me kryeministrin Dimitriev. Më pas takim me ministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor për përforcimin e lidhjes energjetike”, shkroi Han.

Euro- komisari mbrëmë arriti në Shkup ndërsa sot do të merr pjesë në takimin e gjashtë ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e energjetikës.

Në takim, krahas ministrave të jashtëm dhe atyre të energjetikës nga vendet ballkanike si pjesë e Procesit të Berlinit, do të marrin pjesë edhe euro- komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, nënsekretari italian për punë të jashtme, Vinçenco Amendola dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal, Goran Svilanoviq.

Në takimin joformal do të diskutohet për çështje nga fusha e bashkëpunimit rajonal në segmente të ndryshme, por me theks të veçantë të sfidave së përbashkëta rajonale, prosperitetin ekonomik dhe lidhjen e ndërsjellë, sundimin e të së drejtës dhe anti- korrupsioni, në funksion të integrimit të vendeve ballkanike në BE.

Pas mbarimit të takimit ministror, Han do të ketë takime me përfaqësues të sektorit civil si dhe takime të ndara me liderët e partive që fituan mandate në Kuvend. Tema e takimeve do të jetë situata në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare, përpjekjet për formimin e Qeverisë dhe kthimin e vendit drejt euro- integrimeve.

пат.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.