Takimi i gjashtë joformal i ministrave të jashtëm dhe atyre të energjetikës nga Ballkani Perëndimor sot në mëngjes filloi në godinën e MPJ-së ndërsa nikoqir i takimit është shefi i diplomacisë vendase, Nikola Poposki.

Në seancën e parë plenare marrin pjesë ministrat e jashtëm të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ai i Serbisë Ivica Daciq, i cili para pak kohe në një intervistë tha: “Patjetër duhet të them se ne jemi budalla që e pranuam Maqedoninë me emrin kushtetues”.

Më vonë ministrave shoqëri do t’u bëj edhe euro- komisari për zgjerim Johanes Han i cili për momentin është në takim me ministrat e energjetikës të vendeve të rajonit.

“Këshill ministror për energjetikë për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të nxitur tregun rajonal, për siguri në furnizim, për burim të gjelbra dhe të sigurt”, shkroi Han në Twitter para takimit.

Në takim ku marrin pjesë edhe euro- komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, nënsekretari italian për punë të jashtme, Vinçenco Amendola dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal, Goran Svilanoviq diskutohet për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, në veçanti në fushën e energjetikës, sundimin e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Parashihet pasdite pjesëmarrësit të firmosnin memorandum, pas çka konferencë shtypi do të mbaj ministri i jashtëm Nikola Poposki, zv/ kryeministri Vladimir Peshevski dhe euro- komisari Johanes Han.