fbpx

Gruevski në Manastir: Zaev shtetin e shndërroi në shou real për të huaj që shohin sehire dhe për profit

-

Zoran Zaev dhe LSSM na e shndërruan shtetin në shou real vulgar me të cilin argëtohen të huaj duke shikuar sehire dhe ata që përfitojnë nga jashtë- kështu lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski para qytetarëve të Manastirit e paraqitën imazhin e Maqedonisë pas publikimit të aferës me përgjimin masovik në shtet nga ana e LSDM-së.

Gruevski pyet pse nëse përgjimi është porositur para 4 viteve, publikohet tani.

-Ja ku jemi, midis demonstrimit të pandershmërisë që duan të shesin si luftë për liri dhe demokraci.

Mbledhje popullore e VMRO DPMNE-së në sallën e sportit në Manastir edhe pse u paralajmërua edhe për qytetarët e rajonit të Pellagonisë dhe Demir Hisarit nuk arritën t’i mbush ulëset deri në fund. Euforia ngeci ndërsa qytetarët reagonin vetëm kur përmendej emri i liderit të LSDM-së, Zaev.

Duke folur për aferën “Puçi” dhe përgjimin masovi, Gruevski tha se “ me këtë skenarë të LSDM-së, do të ngelim pas Maqedoninë dhe se vet do të bëhemi qiraxhinj të dikujt”.

-Këtë nuk do ta lejojmë sido që të jetë e paketuar dhe e shitur. Nëse nuk i bindim edhe në këtë format, atëherë do të marshojmë dhe do të dalim në referendum, në fund patjetër e kanë të na shohin.

Maqedonia është shtet sovran e jo çantë e kuislingut, porositi Gruevski nga Manastiri duke përmendur se secila, pa marrë parasysh a është nga brenda apo nga jashtë, patjetër duhet t’i respektoj qytetarët, Kushtetutën dhe ligjet.

Për këto tema ne nuk kemi pika ku mund të lëshojmë pe, tha ai duke theksuar se “në pyetje është mbijetesa jonë dhe të drejtat tona të ekzistimit”.

-Zoran Zaev dhe ithtarët e tij, kot do të presin tregti, nuk ka tregti. Ne nuk do të marrim pjesë në skenarë që kanë për qëllim ta tejkalojnë popullin. Ne jemi të vetëdijshëm për gabimet tona dhe dimë si t’i përmirësojmë, me përgjegjësi, duke dëgjuar popullin, por nuk do të ketë hapësirë për prolongim të skandalit që vet e kanë konstruktuar.

 

Kryeministri premtoi se Qeveria nuk do të lejoj shteti të futet në luftë civile, se fati jonë është bashkëjetesë dhe për këtë dërgoi porosi të qarta deri tek qytetarët dhe anëtarët e VMRO DPMNE-së që mos të bien pre e provokimeve dhe propagandës së LSDM-së.

Para qytetarëve të Manastirit foli edhe deputeti Antonio Milloshevski i cili tha se afera e LSDM me përgjimet do të kaloj si fjala popullore :”Çdo çudi zgjat tre ditë”.

-Qëllimi i VMRO DPMNE-së është që të sjell sa më shumë investime të huaja në R. e Maqedonisë ndërsa qëllimi i Zaevit dhe Sheqerinskës është që të sjellin sa më shumë shërbime të inteligjencës në Maqedoni.

A.B

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.