fbpx

Qytetarët me puthje dhe përqafime tentuan të lirojnë RTVM-në

-

Qindra qytetarë sot pasdite tentuan së bashku me gjeneralin Stojançe Angellov në mënyrë jo të dhunshme të futen në RTVM që ta çlirojnë televizionin nga kontrolli i pushtetit dhe t’i dorëzojnë regjistrimet nga bisedat e përgjuara.

Kordoni policor pengoi qytetarët e grumbulluar, të shoqëruar nga aktorët Sinoliçka Trpkova, Sasho Tasevski dhe Sofija Kunovska që të hynë në RTVM. Gratë prezente, pas thirrjes së Angellovit t’i çarmatosin policët me dashuri, filluan t’i përqafojnë dhe t’i puthin pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe t’u japin regjistrime nga bisedat e përgjuara. Megjithatë, tentimi për t’u futur brenda kaloi pa sukses.

Protestuesit para godinës së RTVM-së me parulla përkujtuan krerët se televizioni shtetërorë duhet të jetë servis publik për popullin e jo servis qeveritar. Pas protestës që zgjati dy orë, protestuesit bashkë me Angellovin u nisën drejt Kuvendit të R. së Maqedonisë. Angellov premtoi se për “bombat” do të dëgjohet edhe në fshatin më të largët të Maqedonisë dhe se përveç çlirimit të RTVM, nevojitet edhe çlirimi edhe i Parlamentit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.